Berisha: Masa urgjente për të frenuar erozionin në bregdet

Duke e cilësuar si thirrje emergjente, studimin e fundit për erozionin detar, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar masa për mbrojtjen nga erozioni të bregdetit, veçanërisht në Adriatik, si dhe ndalimin e çdo veprimtarie që ndikon në derdhjet e lumenjve e për pasojë lidhen negativisht edhe me problemin e erozionit.
Në konferencën për "Erozionin detar" Berisha ka kërkuar ngritjen e një plan veprimi për zonat ku do ndërhyhet dhe po ashtu pyllëzim intensiv të vijës bregdetare nga ana e Ministrisë së Mjedisit.
"Studimi është një thirrje emergjente, paraqet një situatë emergjente në brigjet e vendit që kërcënon qindra dhe mijëra kilometra katrorë tokë, vlera të mëdha historike, zhdukje të plazheve tradicionale", u shpreh Berisha. Sipas tij ultësira bregdetare është shumë e kërncënuar. "E kërcënuar në radhë të parë nga dorakeqbërëse e tij, veçanërisht në rrënimin e derdhjeve të lumenjve, por edhe të shkatërrimit të pyjeve, prita shumë të rëndësishme", shtoi ai.
Berisha ka kërkuar të ndalohet çdo veprimtari cënuese për shtretërit e lumenjve nga Buna, Mati, Ishmi, Erzeni, Vjosa e Shkumbini. "Derdhjet në këtë vijë bregdetare të lumenjve janë të shumta. Sistemet e mbrojtjes jo vetëm që nuk ekzistojnë , por janë instaluar sistemet e shkatërrimit. Të pezullohet çdo leje dhe aktivitet që ndikon në derdhjet e lumenjve që ndikojnë negativisht në problemin e erozionit", u shpreh kryeministri.
Berisha theksoi se ministria e Mjedisit duhet të parashikojë pyllëzimin intensiv të vijës bregdetare.
Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha deklaroi se erozioni është një kancer i egër i tokës. "Për fatin tonë në Shqipëri gërshetohen dy faktorë, një sipërfaqe toke jo kaq e bollshme dhe së dyti një proces eroziv shumë agresiv. Grupi i punës u krijua për të trajtuar problematikën emadhe të erozionit në bregun Adriatik të vendit. Ka bërë një punë shumë serioze me ndarjen në territore te caktuara, ndarje e domosdoshme dhe për rekomandimet specifike", tha Berisha.
Në konferencë ishin të pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu si dhe Sokol Olldashi , ministër i Transporteve.