Berisha: Rruga drejt integrimit,e pandalshme

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se rruga drejt integrimit për shqiptarët është e pandalshme.
I pranishëm në inagurimin e shkollës 9-vjeçare në Farkë, kryeministri deklaroi se zgjedhjet e 28 qershorit plotësuan standardet dhe se shqiptarët i dëshmuan botës se dinë të zhvillojnë zgjedhje të lira e të ndershme." Sot ju mblidheni në këtë shesh pasi 27 ministra të vendeve anëtare të BE-së vendosën që Shqipëria të kualifikohet për të hapur negociatat për statusin e kandidatit. Dy javë më parë KE vendosi të rekomandojë heqjen e vizave për shqiptarët", u shpreh Berisha.
Në fjalën e tij, Berisha ka sulmuar opozitën duke deklaruar se po bëhen përpjekje që për interesa personale të rrënohen interesat e shqiptarëve. " Përpjekje të turpshme u bënë që t'u mashtrojnë ju. Kur u nisa në Strasburg për të firmosur anëtarësimin, po këta zotërinj thanë se Shqipëria nuk do anëtarësohet. Këta duan që për interesat e tyre të rrënojnë interesat e shqiptarëve", nënvizoi ai.
Në fjalën e tij, ndër të tjera, Kryeministri tha se Farka po zhvillohet sipas një masterplani i cili respekton të gjitha standardet e zhvillimit dhe do jetë një nga bizhutë e Shqipërisë në të gjitha aspektet.
"Janë mbi 1100 shkolla që u ndërtuan nga e para apo u rindërtuan. Ne në 3 vitet e mandatit do përfunojmë rindërtimin e çdo shkolle në Shqipëri. Asgjë nuk do na ndalë që fëmijët tanë të ulen kudo që ndodhen në shkolla evropiane", saktësoi ai.