E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mbështetjandaj sporteve ështënë vëmendjen e qeverisë

TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot në mesditë ekipin kombëtar të basketbollit të meshkujve. Takimi u zhvillua në prag të ndeshjes për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Basketbollit i cili nis sot në Tiranë.
Sipas Zyrës së Shtypit të Kryeministrisë, Berisha duke shprehur kënaqësinë e këtij takimi, i uroi suksese ekipit tonë kombëtar për ndeshjen e sotme me shpresën që kjo ndeshje të jetë një start i mirë për ndeshjet në vazhdim.

"Shpreh besimin se ekipi ynë kombëtar i basketbollit do të dijë të japë vlerat më të mira dhe traditën e këtij sporti në Shqipëri. Kam besimin që në këtë kampionat do të shënoni arritje të mëdha. Mënyra serioze me të cilën keni punuar, kombinimi i skuadrës, stërvitja rigoroze, janë prerogativa për të patur sukses", është shprehur Kryeministri Berisha.

Përfaqësuesit e ekipit kombëtar falenderuan kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe u shprehën se do të bëjnë më të mirën për t'a përfaqësuar denjësisht basketbollin shqiptar dhe për të arritur rezultate të mira.
Kapiteni i ekipit i bëri një prezantim të shkurtër anëtarëve të tij, duke bërë të njohur se një pjesë e konsiderueshme e ekipit janë pasardhës të emrave të njohur të basketbollit shqiptar.

Në përfundim të takimit, ekipi kombëtar i basketbollit i dhuroi kryeministrit flamurin e Federates Shqiptare të Basketbollit, një bluzë të ekipit tonë kombëtar si dhe një top basketbolli me firmat e të gjithë pjestarëve të ekipit.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›