Berisha Mbeshtetje turizmit malor

Nga parku kombëtar i Antigonesë dhe prej luginës malore të Çajupit kryeministri Sali Berisha ka premtuar më shumë mbështetje për turizmin malor në Jug të vendit si dhe per çdo formë të turizmit alternativ.
Këto deklarata kryeministri i dha gjatë ceremonisë së inaugurimit për rrugët drejt parkut të Antigonesë dhe të rrugës që të çon në malin e Çajupit.
“Qeveria është e përqenduar të ndërtojë infrastukturën drejt këtyre qendrave. Ka mbaruar kjo rrugë, do përfundojmë rrugën e Finiqit, do përfundojmë rrugën tek teqja një vend i shenjtë dhe i dashur për të gjithë banorët. Por ecim drejt Bylysit, drejt të gjitha vendeve arkeologjike, qyteteve dhe qytezave të cilat në këtë vend janë të panumërta, në Shqipëri më shumë se kudo gërshetohen kulturat e perandorive”, tha kryeministri Berisha.
I pyetur mbi mungesën e shërbimeve turistike në këto zona çka i bën ende të pamundura për t’u vizituar prej turistëve Berisha tha se shërbimet do të jenë hapi që pason. Sipas tij edhe intensifikimi i gërmimeve në zona të rëndësishme arkeologjike, sic është Antigoneja apo e gjithë lugina e Drinos do t’i shërbenin turizmit.
“Rruga u bë, sic e shihni ka një investim prej 280 milionë lekë, së bashku me komunën dhe të tjerët do punohet për të shtuar gërmimet e tërë qytetit”, shtoi kryeministri.
Ndërkaq nga Çajupi kryeministri theksoi edhe një herë mbështetjen për të gjitha bizneset turistike të zonave malore duke i çliruar ato nga taksat.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Ujësjellësi, kontroll lavazheve
Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka nisur një aksion të përbashkët për kontrollin e lavazheve në të gjithë territorin e kryeqytetit. Ostren, protestë kundër HEC
Banoret e kater fshatrave ne komunen Ostren te Bulqizes, protestojne kunder ndertimit te nje hidrocentrali, qe do perdore burimet ujore te zones se tyre. Bulqizë, minatorët: Galeritë nuk janë të sigurta
Minatorët e zonës D në Bulqizë paralajmëruan se do të bllokojnë sërish galeritë, pasi vendet ku ata punojnë nuk janë të sigurta. Përurohet rruga “Murat Toptani”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi inaguruan rrugën “Murat Toptani”. Xhufi: Pyetja për etninë, anti-kushtetuese
Historiani Pëllumb Xhufi, duke folur në emisionin “Shqip” mbi censusin që po realizohet, kritikoi mënyrë se si po realizohet ky regjistrim i popullësisë. Sipas tij, shteti ka rënë pre e presioneve të palës greke, për të përfshirë në formular dy pika që jo vetëm janë të dëmshme për shtetin, por mbi të gjitha antikushtetuese.
Lajmet kryesore
Refuzimi zyrtar i statusit
“Nuk ka rekomandime për hapa të tjerë, s’u plotësuan kushtet”
Kosto e bllokimit të statusit
Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Shqipëria mbyll eliminatoret me barazim
Ostren, protestë kundër HEC