E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Me Ramen rrezuam Nanon


I veshur kazual, i qeshur dhe i dekontraktuar. Me këtë pamje rinore, kryeministri Berisha kujtoi Ditën e Rinisë, 8 Dhjetorin e vitit 1990-të.

Përballë një grupi studentësh të universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, kryeministri e cilësoi atë vit, si vitin e mrekullisë. Sipas kryeministrit, merita më e madhe e studentëve në atë kohë, ishte shmangia i një konflikti civil, përballë një regjimi që mbante një qëndrim të dykuptimtë.

Në këtë moment, kryeministri lëshoi shkarazi një vlerësim po aq të dykuptimtë në lidhje me Ramiz Alinë, ndarjen nga jeta të të cilit e kaloi pak kohë më parë në heshtje:

“Ish-diktatori i fundit komunist, që vdiq pak muaj më parë, pranoi vite më vonë se nuk ishte dakort me pluralizmin, por nuk dërgoi tanket në Qytetin Studenti. Nuk i dërgoi, sepse nuk donte të pësonte fatin e Causheskut?! Këtë nuk e dimë. Por ne e vlerësojmë këtë që nuk coi tanket. Por ministri i tij i brendshëm ka thënë se i kishte dhënë urdhër të qëllonte mbi njerëzit, por ai nuk qëlloi. Ramizi nuk e përgënjeshtroi kurrë, cka do të thotë se kishte dhënë urdhër”, deklaroi kryeministri Berisha.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve, kryeministri u kap nga politika e ditës. Ai i bëri një analizë librit "Kurban" të Edi Ramës, nisur nga pasazhet që ka lexuar në shtypin e përditshëm. Por, argumentoi se pse nuk do të lexojë ndonjëherë të tërë librin:

“Zoti Rama ka të regjistruara në politikë, regjistrin më të madh të disfatave politike, nuk i ka analizuar ato. Nuk është marrë aspak me to, cka do të më interesonte. Nuk e kam lexuar sepse nga pasazhet që ai ka botuar në shtyp, del se ai operon me armikun e brendshëm. Nano, Mjaft-i, etj., sheshet e Mjaftit i mbushte PD, Rama punoi kundër Nanos. Nano i ofroi postin e kryetarit, ka pësuar disfatë pas disfate, por ky nuk ikën. Kur t’i shkruan me kaq urrejtje ndaj tij, ti shpalos doktrinën e ideologjisë marksiste. Nuk mund të lexohet ky libër, sepse ky përbën modelin më primitiv të qëndrimit, model klasor tipik”, tha kryeministri Berisha.

Kryeministri u ndal edhe te pavarësia e Kosovës, që e cilësoi si fitoren më të madhe të shqiptarëve në këto 20 vitet e fundit. Kryeministri shpalosi qëndrimin e tij në lidhje me cështje të arsimit të lartë në vend, apo iu përgjigj edhe pyetjeve për shijet e tij muzikore apo shkrimtarët e preferuar.

Rama: Saliu, lexues i gjynahtë

Pas akuzave të kryeministrit Berisha, reagoi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmes rrjetit social Twitter.

“Unë punoja me Saliun për të rrëzuar Nanon?! Aq sa ç’kam punuar me këtë rrenacak pacak për të shkruar në libër se çfarë mendoj për Fatosin”, deklaroi Rama.

Sipas kryesocialistit, “është keqardhje të kesh një lexues të gjynahtë si Saliu që merret me librin gjithë ditën, po nuk thotë dot që e ka lexuar”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Politika vajton humbjen e Godos
E diela është shpallur ditë zie pas vdekjes së politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo. Njoftimi është dhënë nga Këshilli i Ministrave, ndërsa Kuvendi lajmeroi se në mesdite do të bëhen homazhe në nder të zotit Godo në hollin e sallës së parlamentit. Harasani: Përse refuzova postin
Propozimet që kreu opozitës Edi Rama paraqiti në mbledhjen e Asamblesë kanë prodhuar jo pak pakënaqesi dhe mosbesim. Analistët: Zgjedhjet në PS... pa frymëzim
Analisti Mustafa Nano duke komentuar zgjedhjen e re të strukturave në Partinë Socialiste thotë se opozita  humbi një shans për t'i dhënë më shumë hapsirë të rinjve brenda gjirit të saj. Zgjedhjet dhe deformimi “fitimtar-humbës”
Gëzim Tushi - Këto ditë që kanë filluar negociatat midis dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe paralelisht me to edhe takimet pretencioze të partive të vogla për fillimin e procesit të reformimit të kodit apo edhe sistemit zgjedhor, natyrshëm që është rritur jo vetëm interesi i forcave politike, por edhe interesimi i qytetarëve për të pasur një Kod Zgjedhor sa më të qartë, adekuat, që të mund të kemi rezultate jo vetëm të pakontestueshme, por që zgjedhjet të prodhojnë elektoralisht qeveri me autoritet politik dhe të qëndrueshme në kohë. Një funeral dhe disa llogari elektorale
Skënder Minxhozi - Shumë kohë më parë, më 13 nëntorin e largët të vitit 1993, kur guxoi të zbresë me një çarter nga Jordania e largët në Aeroportin e Rinasit, e patën kthyer mbrapsht brenda pak orësh.

Lajmet kryesore

I jepet lamtumira e fundit Sabri Godos
Politikanë dhe personalitete të larta në homazh
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Leku vlerësohet në treg
Bulqizë, minierat, rifillon puna pjesërisht

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›