Shkoder qellon disa here me thike bashkeshorten

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e së dielës në periferi të qytetit të Shkodrës, buzë liqenit, në rrugën Shirokë-Zogaj.
Sami Bajraku, 51 vjec, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, Vjollca Bajraku, 47-vjece për motive xhelozie duke e lënë të plagosur rëndë.
Më pas autori është vetëdorëzuar në polici duke thënë se e mbyti gruan dhe trupin e saj e kishte lënë buzë liqenit. Pas dy orë kërkimesh policia arriti të gjejë trupin e gruas 47-vjecare, e cila ishte gjallë, por në gjendje të rëndë.
Fillimisht bashkëshortët kanë qenë në një lokal VrasjeVrasje në qendër të FieritLac, ekzekutohet me armë një shtetas Berat, burg pa afat vrasësit të gruas buzë liqenit të Shkodrës. Aty ka nisur debati që ka përfunduar në konflikt fizik.
Pas denoncimit të vetë autorit të krimit, forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por për shkak edhe të motit aspak të përshtatshëm me reshje të dendura shiu, e kanë gjetur të plagosur 47-vjecaren vetëm pas dy orësh.
Ajo ndodhet e shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje kritike për jetën.
Ky është krimi i tretë në familje vetëm në disa javë, çka e ka shndërruar fenomenin e dhunës midis të afërmve në një “plagë” të shoqërisë shqiptare. Në nëntor, dy bashkëshortë vranë gratë e tyre në Bërxull, pranë Tiranës dhe Berat.
Disa grupime të ndryshme të shoqërisë civile kanë kërkuar fuqizimin e kuadrit ligjor ndaj këtij fenomeni dhe masa të tjera ndërgjegjësuese, të cilat për fat të keq, nuk kanë patur ndonjë impakt të rëndësishëm.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Eksploziv kundër hekurudhës
Një shpërthim i shkaktuar nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi ka ndodhur në vendstacionin e Ishmit ka dëmtuar linjën hekurudhore Shkodër-Vorë. Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Një ngjarje tragjike ndodhi orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një familje u shua nga flakët që përpinë banesën e tyre, një apartament i ndodhur në katin e tretë të një pallati në rrugën “Hoxha Tahsim”. Shkodër, ndikim ndaj prokurorit, 3 në pranga
Tre persona janë arrestuar për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj një prokurori në Rrethin e Shkodrës. Vetëvritet administrator i “Carrefour”
Drejtori i hipermaketit “Carrefour” në Shqipëri, Xavier Thibonet, 42 vjec me shtetësi franceze, i ka dhënë fund jetës në banesën ku ai jetonte prej pothuajse gjashtë muajsh në Tiranë. Korcë, aksident në Qafë Pllocë, 2 të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qarkun e Korcës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Lajmet kryesore
I jepet lamtumira e fundit Sabri Godos
Politikanë dhe personalitete të larta në homazh
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Berisha: Me Ramën rrëzuam Nanon
Leku vlerësohet në treg
Bulqizë, minierat, rifillon puna pjesërisht