Greqi Prinder te deshperuar nga kriza trokasin dyert e befotrofeve

Me femijen e vogel ne preher dhe koken ulur si per te fshehur lotet e saj gruaja del nga zyra e Prokurorise se Minoreneve te Athines dhe largohet me shpejtesi nga shkallet pa pritur as ashensorin e katit te katert te godines 16 te gjykatave. Sikur do te evitoje syte e njerezve per mekatin e saj qe pak me pare i kerkoi prokurorit ta ndihmoje qe vogelushi i saj te gjeje strehe dhe ushqim ne nje nga fshatrat SOS te pakten sa te kaloje kriza. shte ndoshta kjo ndjenje faji e prinderve te deshperuar qe e ben prokurorin Ilias Zagoreos shume te kursyer ne fjalet e tij ne biseden tone ne vazhdim dhe ajo bile off the record.
Por lajmi ka marre dhene per rastet gjithnje e me te shpeshta te prinderve qe te papune ose te mposhtur nga borxhet nuk mund tu sigurojne me femijve te tyre as ushqimin e perditshem dhe u trokasin dyerve te institucioneve bamirese per ti strehuar. Ishte ketu nje familje qe kerkon te vendose femijen e saj ne nje institucion. Nuk mund ta ushqeje per shkak te krizes i thote DW Maria nje grua e moshuar dhe mjaft e informuar per fenomenin e cila erdhi bashke me te shoqin ne prokurori per te pare dhe ndihmuar sic thote. 80 jane greke nga ata qe nuk mund te mbajne me ushqim femijet e tyre dhe 20 jane te huaj thote Maria qe me zi fsheh mallengjimin e saj per prinderit e gjore qe detyrohen tu privojne femijve te tyre prehrin prinderor. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Stergios Sifnios shef i Sektorit Social te Fshatrave SOS
Medites te papune dhe afariste te falimentuar jo njerez te margjinalizuar
Jane prinder te dhembshur medites dhe afariste te mbytur nga borxhet dhe te kercenuar ne disa raste dhe me burgim dhe jo prinder te papergjegjshem ose te margjinalizuar. shte nje realitet i ri. Njerezit vijne jo se ka nderhyre prokurori dhe ka vendosur te lene kujdestarine e femijve te tyre por se nuk munden thote Penelopa Vastaruka kujdestare sociale e fshatit SOS Vari ne periferi te Athines. Ne prokurori por edhe ne zyrat e Shoqates Fshatra Femijesh SOS te Greqise ne rrugen Ermu 6 te Athines mesojme per nje galeri te tere rastesh se si kriza pas drynit qe u kaloi ne mase kantiereve dhe dyqaneve arriti tek prehri prinderor. Kemi rastin e nenes e cila eshte shtatezene ka nje femije nuk mund te paguaje as qirane e baneses dhe kerkoi ndihmen tone te mbajme femijen me qellim qe ajo te mund te qendroje vete ne kembe dhe me vone ta marre perseri i thote Deutsche Welles Stergios Sifnios shef i Sektorit Social te Fshatrave SOS.
Para prokurorit nje dite u shfaq nje cift afaristesh qe kercenohej me burg per shkak te borxheve dhe kerkonte te fuste dy femijet ne nje nga fshatrat SOS. Me nderhyrjen e tij u verifikua se disa nga vendimet gjyqesore kishin skaduar kurse per te tjerat u shty afati i zbatimit te tyre dhe familja fitoi kohe dhe shprese te qendroje ne kembe. Me shprese se femijet do te mbeten ne vatren familjare jeton dhe nje cift tjeter nga distrikti Peristeri qe sic mesojme ne prokurori eshte kaq dinjitoz qe veshtire te kuptosh problemin e tij. Jane te papune jetojne ne nje shtepi 33 metra katrore me tri femijet dhe duhet te paguajne 1.200 euro ne muaj per kartat e kreditit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Femije shqiptare ne Greqi
Protagoniste te historive te dhimbshme edhe imigrante
Protagoniste te historive te tilla te dhimbshme qe shpalosen perdite disa me happy end se behet cmos qe femijet te mos shkeputen nga prinderit jane edhe imigrante. Nje rast konkret qe tiu permend nga Shqiperia nuk kam por te etnive te tjera kam plot thote Sifnios. Nje afrikan 40-vjecar ka lene se fundi dy vajzat e tij 9 dhe 7 vjec te cilat tani shkon dhe i viziton shpesh.
Kriza ve ne sprove edhe strukturat e institucioneve bamirese
Nuk ka dyshim se shtimi i numrit te femijve te larguar nga vatra familjare eshte veper e krizes ne thellim nga viti ne vit. Vetem per 6mujorin e pare te vitit 2011 ne krahasim me vitin 2010 ka nje rritje 65 te rasteve nga te cilat 50 jane per arsye ekonomike. Gje qe per ne eshte e papare se ne zakonisht kishim kerkesa per shkaqe te tjera sociale thote Stergios Sifnios. Fshatrat SOS ne Athine Selanik dhe Aleksandrupoli se bashku me 3 Qendra Asistence te Familjes nje tjeter pergatitet ne Krete sic na thote trajtojne rreth 1.000 raste 250 neper vatrat e tyre dhe te tjerat me ndihme ekonomike por edhe konsulence familjeve. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Femije shqiptare ne Greqi
Fshatrat SOS ftohen te rrisin kete kontribut te tyre te vyer kur kriza po ve ne sprove strukturat e tyre. Se fundi institucioni bamires Buzeqeshja e Femijes drejtoi apel dramatik per ndihme kur 20 befotrofe te sektorit privat kane leshuar sinjalin SOS dhe rreth 19 te tjera te sektorit shteteror me 950 femije perballen me veshtiresi te medha. Ne ne Greqi nuk kemi asnje ndihme nga shteti grek per sa u perket problemeve ekonomike. Vec kesaj per here te pare ne historine e ketij vendi taksohen edhe institucionet bamirese thote Sifnios i cili var shpresat vetem tek donacionet private. Shkurt tek solidariteti qytetar qe ne kete rast perfton nje vlere te vecante.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Aida Cama