E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Me shume paqe dhe dashuri

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, familjen e bashkuar, por dhe nga urimi i dhënë nga kryeministri Sali Berisha për të gjithë besimtarët. Në një pronocim për mediat, Berisha vecoi festen e madherishme e cila festohet dhe në Shkodër, me vështirësi, por njeheresh, një vit i cili “certifikoi” Shqipërinë si të lirë, për të lëvizur drejt hapsirës Shengen. “Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë”. Me anë të këtij mesazh, ai theksoi se kjo është një nder ngjarjet më të rëndësishme të njerezimit.
 

“Eshte një kenaqësi e vecante, te ndaj gezimin e kesaj dite me besimtaret e krishtere, por dhe te zotit ne festen me te bukur te njerezimit. Krishlindjet, dita e lindjes se Krishtit, jane nje nga ngjarjet me te rendesishme te qyteterimit perendimor, ndaj cdo besimtar nderon kete dite”.
Ndërkaq, Berisha vijezoi faktin se në këtë ditë, njerezit bashkohen, vec dallimeve fetare.
 

Kryeministri thekoi se ne kete urim, nje dedikim te vecante, i shkon Shkodrës të cilet kremtojnë këtë ditë të vecante.
“Nje urim te vecante kam per Shkodrën, Nënshkodrën, të cilët kremtojnë këtë ditë të madhe në rrethana të vështira, por sërish dhe ata dhe te gjithe shqiptaret kanë një motiv për të gëzuar, sepse nuk kemi asnje jete te humbur, ka disa lindje femijesh dhe ka nje solidarizim vellazeror dhe nga mbare Europa” perfundoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›