Negociatat hetimi ngec tek KQZ
Maxhoranca dhe opozita u afruan drejt nje zgjidhjeje te perbashket ku te dyja palet bene leshime por ne fund u ndane tek nje pjese procedurale. PS kerkoi qe me nisjen nga puna te Komisionit Hetimor te merren menjehere kutite e materialeve zgjedhore pasi te hapen kutite e fleteve te votimit para se te shkojne ne Arkiv te Shtetit sic e parashikon Kodi Zgjedhor. Po kryeministri Berisha kerkoi respektimin e Kodit duke mos e
pranuar kete propozim. Kontaktet mes te mandatuarve te PD dhe PS kane vazhduar edhe dje gjate gjithe dites por pa ndonje rezultat konkret.
Kerkojme nje vendim me tre pika ku te parashikohet hetimi i materialeve zgjedhore drejtimi i komisionit nga opozita dhe shumica ne vendimmarrje nga opozita. Nese biem dakord ne keto 3 pika e votojme ne te kundert cdo perpjekje tjeter eshte mungese vullneti per te mos e ngritur kete komision hetimor. Pika kater e nenit 178 i jep KQZ-se 24 muaj kohe qe nga 28 qershori per dergimin e materialeve zgjedhore ne Arkiv. Keshtu qe ka kohe dhe nuk e kuptojme kundershtimin tuaj tha Xhafaj gjate seances se djeshme. Por kreu i qeverise pasi pranoi ngritjen e Komisionit Hetimor me kerkesat e opozites dhe me drejtimin e saj me shumice kerkoi qe te pranohet pika qe te respektohet Kodi Zgjedhor dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese. Dy variante Ne qofte se pranoni te votoj bashkerisht ate vendim qe eshte votuar nje here nga krahu yt une ju garantoj qe tani qe shumica do ndertohet ashtu sic doni ju. Varianti i dyte eshte ky Zoti Xhafaj shtroi 3 pika plotesisht dakord per te tria. Une shtova vetem nje pike vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe Kodi Zgjedhor dhe ne kete rast shumicen do ta ndertoni ju do te percaktoni ju si do te ndertohet tha Berisha. Ne kete pike reagoi edhe kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci i cili kerkoi qe KQZ te ngarkohet nga Kuvendi qe te vere ne dispozicion materialet zgjedhore per Komisionin Hetimor. Kerkojme hetimin e materialeve zgjedhore si dhe cdo problem tjeter te lidhur me zgjedhjet pervec ceshtjeve per te cilat ka vendime gjykate. Ne kerkojme vetem nje garanci qe KQZ ne zbatim te ketij vendimi te vere ne dispozicion materialet zgjedhore. Ne kemi pranuar tere pikat e tua sic i ke formuluar ti dhe kerkojme nje garanci te ngarkohet KQZ-ja qe te vere ne dispozicion materialet zgjedhore tha Ruci. Serish Berisha reagoi duke kerkuar sipas tij respektimin e ligjit si garancine me te madhe per te dyja palet. Garanci per kete garanci per ate. Ckerkoni ju Garanci ke ligjin. Ju propozuat 3 pika une kerkova nje pike te katert qe ishte ne respekt me Kodin dhe gjykaten. Por te vish te heqesh piken time dhe te vendosesh nje tjeter ckuptim ka deklaroi kryeministri Berisha.
Kater deputete respektivisht Ilir Rusmali Viktor Gumi nga PD dhe Fatmir Xhafaj Damian Gjiknuri nga PS vijuan negociatat dy here pas mesnate duke ndaluar punimet e Kuvendit per gjetjen e nje zgjidhje por pa arritur asgje. Ata u mblodhen edhe rreth ores 4 te mengjesit dhe pas nje ore mbledhje nuk arriten te gjejne piken e perbashket per materialet zgjedhore se si do te merren pasi te filloje pune Komisioni Hetimor Parlamentar. Ne fund rreth ores 5 te mengjesit kur palet ende nuk moren vendim u vendos qe diten e hene mund te kete nje tjeter mbledhje te Kuvendit nese arrihet konsensusi. Njekohesisht u shtyne edhe dy rezolutat ndersa deputetet e PS-se moren pjese vetem ne votimin per shtyrjen e afatit te lenies ne fuqi te gjendjes se fatkeqesise natyrore ne Qarkun e Shkodres.
Seanca maratone prej 16 oresh pas ores 0300 deputetet ne gjendje gjumi
Seanca e djeshme iu afrua rekordit te vendosur me pare nga seanca e cila miratoi buxhetin e vitit 2011 prej 17 oresh por ishte me rraskapitese se e para. Pas ores 1 te nates debati ne Kuvend arriti kulmin kur nisen dhe negociatat direkte e te hapura qe sperbenin me asnje grime konfidencialiteti. Kryeministri Berisha dhe kreu i grupit parlamentar socialist Ruci jepnin dhe merrnin me kushtet e tyre aty ne seance pa qene nevoja e zyrave te vecanta koke me koke. Por dhe pse pritej nje zgjidhje gjendja se salle ishte e pergjumur. Nje pjese e mire e deputeteve te cilet kishin mberritur ne salle qe prej ores 10 te paradites nuk kishin me rezistence. Kjo u vu re gjate oreve te para te mengjesit te se premtes kur disa nga deputetet mbeshteten koken ne tavoline te pamundur te perballonin rraskapitjen dhe pagjumesine. Diskutimet e gjata te deputeteve gjate nje turi prej 10 oresh per rezoluten per ceshtjen e statusit bene qe vemendja dhe ndjekja e fjales se kolegeve te mos ishte dhe aq korrekte. Ne shumicen e kohes salla ishte gjysme e mbushur ndersa deputetet leviznin ne kafenete perreth godines se Kuvendit. Lokalet me te frekuentuara per deputetet gjate 16 oreve te seances ishin Lulishte 1 Maji por dhe Bar restorant Kalaja ku ata darkuan ndersa deputetet nuk mbajne mend se sa kafe dhe pije konsumuan ne Elyse apo ne kafenete e shumta qe sherbejne perreth godines se Parlamentit. Ne fakt per shume deputete jo vetem te Tiranes seanca e djeshme ishte dhe nje shans i mire qe ata te takohen me zgjedhesit e tyre per halle dhe probleme qe ata kishin ne kryeqytet ne zyrat e administrates shteterore. Seanca e te enjtes duke zbardhur e premtja u mbyll ne oren 0515 ndersa deputete e pergjumur pak interes apo vemendje kishin ne ato momente se si do te zgjidhej kriza politike.
Ku ndahen PS e PD
Kerkesat e PS
Te ngrihet Komisioni Hetimor Parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ku te hetohen materialet zgjedhore
Drejtimi i komisionit te jete nga opozita
Vendimmarrja me shumice ne komision te jete e opozites
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ve ne dispozicion te Komisionit Hetimor materialet zgjedhore
Kerkesa e PD
Dakord me tri pikat e para te PS por hetimi te behet ne perputhje me vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor
ERALD KAPRI