E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Nje Shqiperi e re shume afer

/ /

Duke komentuar seancen maratone prej 16 oresh te se enjtes Rama akuzoi kryeministrin Berisha se mbajti peng opoziten dhe shqiptaret pa dhene asnje zgjidhje per transparencen e zgjedhjeve. Une u shpreh respektin e solidaritetin tim te gjithe atyre shqiptareve kudo qe mbreme u trazuan shpirterisht nga i pari i qeverise dhe i siguroj se nje mundesi e re nje rruge e re nje Shqiperi e re jo vetem eshte e mundshme por eshte me shume se kurre ne doren tone dhe me afer sesa mund te duket kur sheh shfaqje si ajo e mbremshmja u shpreh Rama dje gjate nje konference per shtyp per te komentuar zhvillimet e fundit politike ne Parlamentin shqiptar. Rama akuzoi Berishen se pasi mbajti peng me ore te tera shqiptaret ne ekranin e TV nuk u ofroi asnje zgjidhje per fatin e zgjedhjeve te kaluara por manifestoi hapur sipas Rames grabitjen e zgjedhjeve te radhes.
Dje nuk u zgjidh asgje por u vertetua se Saliu ka vjedhur zgjedhjet jo vetem kerkon te vjedhe dhe zgjedhjet e ardhshme ne kete menyre por u percaktua dhe njehere se vjedhja e zgjedhjeve eshte rrenja e te gjitha te keqijave qe kane ndodhur ne vend u shpreh Rama. Kryesocialisti tha se shqiptaret u zhgenjyen nga kryeministri i tyre i cili nuk u dha asnje shprese per te ardhmen e tyre. Mbreme pame nje kryeminister qe nuk beri asgje nuk shtoi asgje per buxhetin qe nuk tha asgje ne prag Krishtlindjesh per pensionistet qe nuk do te marrin shperblimin me ore te tera nuk tha asnje gje te mire per sherbimet mjekesore nuk tha asnje fjale te mire per pronaret e te perndjekurit dhe tregoi qe ska ndermend ti ndale permbytjet theksoi Rama. Sipas Rames Berisha jo vetem qe perdori fjalorin e piset por eshte kthyer ne njeriun e semure qe infekton vlerat e qyteterimit demokratik. Ne ore te tera u perdor nje pisllek gojor u hodh balte ndaj PS-se. Nje fjale te mire nuk e tha Berisha per te nesermen. Ne prag Krishtlindjesh 2010 20 vjet pas hedhjes se regjimit te demokracise mjeku i Bllokut - kryeministri eshte kthyer ne njeriun e semure qe ka semurur njerezit dhe vlerat e qyteterimit demokratik. Per kreun e selise roze shfaqja e fundit e kryeministrit ne Kuvend nuk ndodh ne asnje vend te botes. Ne cilin vend te Europes a te botes demokratike do te mund te perfytyrohej nje parlament si ai i mbremshmi ku kryeministri merr zvarre me ore popullin e tij ne nje mocal pislleqesh e halucinacionesh te neveritshme duke kercitur dhembet me inat e pastaj duke u zgerdhire pa as me te voglen ndjenje turpi e perpjekjeje qe te ruaje minimumin etik teksa flet e flet pa pushim pa thene dot asgje te mire te ndritur te dobishme per njerezit e vendit te vet te cilet po i mbyt me ujerat e zeza te keqqeverisjes e te komunikimit te tij mizerabel u shpreh kryesocialisti.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›