E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili per here te pare me ambasade ne Shqiperi

08/10/2010Kryeministri pret ambasadorin

Brazili do te kete per here te pare ambasaden e tij ne Shqiperi. Kryeministri Sali Berisha priti dje ne nje takim ambasadorin e Brazilit ne Tirane Ruda Gonzales Seferin me rastin e hapjes se ambasades se Brazilit ne Tirane dhe marrjes se detyres nga ana e tij. Sipas nje njoftimi te zyres se shtypit Kryeministri Berisha pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen e vleresoi si nje ngjarje jashtezakonisht te rendesishme ne marredheniet midis dy vendeve dhe popujve celjen e ambasades se Brazilit ne Tirane dhe i uroi ambasadorit Ruda Gonzales Seferin suksese ne misionin e tij. Ambasadori Ruda Gonzales Seferin i percolli Kryeministrit Berisha pershendetjet me te perzemerta te autoriteteve me te larta te vendit te tij dhe i shprehu atij kenaqesine e vecante qe iu dha mundesia e lumtur per te qene ambasadori i pare i cili do te jete perfaqesuesi i Brazilit ne momentin kur u hap dhe ambasada e pare ne Tirane. Me tej ambasadori Ruda Gonzales Seferin i shprehu Kryeministrit Berisha vleresimin per zhvillimet e medha qe Shqiperia po perjeton gjate kesaj periudhe dhe per arritjet e rendesishme te qeverise shqiptare. Ne takim u konfirmua vullneti i te dy popujve dhe qeverive per te zgjeruar dhe thelluar bashkepunimin ne te gjitha fushat ne vecanti ate ekonomike dhe thithjen e investimeve te investitoreve braziliane ne Shqiperi. Ne kete kontekst Kryeministri beri me dije per masat e marra nga qeveria shqiptare per krijimin e klimes me te favorshme per bizneset dhe investimet. Ne kete kontekst ne takim u vleresuan fushat si ajo e agrobiznesit dhe agroteknologjise e energjise turizmit etj si sektore me interes per investitoret braziliane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›