Berisha Meta iku se kerkon karrigen e Kryeministrit

Kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të aksit Llongo-Koshovicë në
qarkun e Gjirokastrës, akuzoi kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim
Ilir Meta se iku nga koalicioni qeverisës me qëllim marrjen e postit të
kreut të Qeverisë.
"Ilir Meta qëndroi 4 vjet si zëvendëskryeministër dhe ministër ne Qeveri dhe iku me qëllimin e vetëm për të marrë karrigen e kreut të të PS-së ose të Kryeministrit", tha Berisha. Po ashtu Berisha shfrytëzoi këtë përurim për të akuzuar kreun e Partisë Socialiste Edi Rama dhe kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule se bënë pazare me njëri-tjetrin duke nxjerrë jashtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve anëtarin e PBDNJ-së në këtë institucion, Jani Janin. / Top Channel