E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta LSI i qendron besnike paktit te Shkodres

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi se forca e tij politike do t'i qëndrojë besike marrëveshjes së nënshkruar në Shkodër dhe shprehu bindjen për fitore plebishitare të opozitës së bashkuar në 23 qershor.

"Lajmet dhe zërat për postin e kreut të PS-së dhe të Kryeministrit të ardhshëm nuk na shmangin nga objektivi kryesor, që është fitorja e koalicionit opozitar në 23 qershor. Ne kemi rënë plotësisht dakord që doktori të mos jetë më Kryeministër. E rëndësishme është fitorja e opozitës dhe fitorja do të jetë më 200 mijë vota diferencë", tha Meta, në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim i bëri ftesë Zgjedhjet 2013Konventa kombëtare e PS-sëBerisha në VlorëLSI prezanton kandidatët në Berat Kryeministrit që të votojë në Parlament tre ligjet e kërkuara nga Brukseli me qëllim hyrjen e tyre në fuqi në shtator me krijimin e Parlamentit të ri. Ashtu sikurse deklaroi në intervistën e të shtunës dhënë për Top Channel, Meta i ngarkoi Berishës edhe një tjetër përgjegjësi, ngërçin në KQZ. Ai pohoi se situata është anormale në këtë institucion dhe se në rast dështimi të zgjedhjeve ka vetëm një emër përgjegjës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›