E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Meta kishte plan të rrëzonte qeverinë

Kryeministri anashkalon pyetjen për dobësimin e pozitës së Topallit në PD. Rama do ngelë në autobus si Nano. Topi ia ka fal zemrën Ramës

berisha-meta-sotKryeministri Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët në Korçë ka sulmuar ish-aleatin e tij Ilir Meta, që sipas tij kishte një plan të fshehtë me Edi Ramën për të rrëzuar qeverinë. Por Berisha iu shmang pyetjes se pse lista e kandidatëve të PD në Shkodër u hartua nga e para dhe a u bë kjo për dobësimin e o pozitës së Topallit në PD. Berisha vlerësoi punën e Topallit në Parlament, por nuk dha asnjë shpjegim për listën e Shkodrës. Ai sulmoi edhe Topin, për të cilin tha që zemrën politike ia ka fal Ramës.

Tani që fushata ka filluar, a planifikoni të bëni një debat televiziv me liderin e opozitës? Lidhur me këtë, komentatorët dhe analistët e shtypit komentojnë se ju i keni anashkaluar daljet televizive, pasi, sipas tyre, nuk doni të përballeni me disa pyetje që komentarorët i konsiderojnë të rëndësishme.
Një gjë dua tu them atyre zotërinjve se në rekordin tim kam debatet më të shumta dhe praninë më intensive në media se çdo njeri tjetër dhe janë pasioni im. Unë jam kryeministër dhe kam tetë vite që qeveris dhe është në dinjitetin, por edhe në detyrimin tim të dal ballë për ballë në shesh me qytetarët, ti dëgjoj ata. Këtë e konsideroj të domosdoshme. Të jem i hapur, jam i lumtur që po e bëj. Secili nga këto townhall-e është një debat televiziv pa pa sms-të që marrin nga të katër anët, miqtë e mi analistë të pavarur. Ata janë qytetarë që shtrojnë probleme më mënyrën më të hapur, nga problemet më personale që kanë, padrejtësi sipas mendimit të tyre, deri tek problemet madhore. Sali Berisha nuk ka qenë më aktiv në media, sesa në këtë fushatë. A do të thotë kjo se unë nuk do të jem studio televizive? Absolutisht jo. Por fushatat janë beteja dhe ti zgjedh mënyrën tënde për të hyrë në betejë. Por, për një kryeministër, ballafaqimi me qytetarin është detyrim dhe një kryeministër, i cili nuk ka një arkiv, një rekord për tu paraqitur, nuk do mund ta bënte kurrë këtë. Në këto takime mësoj shumë për problemet e tyre, por paraqes edhe ato që kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë. Ajo që shoh në townhall-e është se është hera e parë si shef i ekzekutivit, pasi edhe kur kam qenë president kam pasur me Kushtetutë fuqi ekzekutive, që unë e konkretizoj programin e katër viteve të ardhshme para datës së zgjedhjeve. Kjo, sepse unë nuk mund tu them qytetarëve pritni të bëjmë zgjedhjet dhe pastaj do ta bëjmë atë. E vërteta është se ky është programi më i strukturuar në historinë e Partisë Demokratike. Merrni e lexoni programin e vitit 2005. Ky program ka kolonat më të fuqishme dhe kjo po ndodh realisht, edhe prej këtij debati që po zhvilloj në townhall-e. Unë kam respektin më të madh për analistët, për moderatorët, për sms-të që marrin, por i siguroj se me shumë kënaqësi janë të ftuar të vijnë në çdo takim shtypi që unë bëj me ju. Por me ju kam një raport tjetër, kam një detyrim, sepse çdo ditë, ju i jepni publikut tuaj, kronika nga veprimtaritë e mia dhe unë nuk marr dot pyetje nga ju. Kjo është e padrejtë. Edhe në qeveri apo grup parlamentar nuk marr dot pyetje. Në autobus nuk rri dot, është ai tjetri. Ju e shihni, unë jam tokësor. Kjo është situata. Përsa i përket debatit, tani më kërkon debat edhe zoti Meta. Të bëjë një tentativë, të më takojë pastaj ta studioj. E kam ftuar dy herë dhe ai refuzonte. Unë kryeministër e ftoja dhe ai thoshte jo, e mbante hundën në qiell. Hundën në qiell, por pastaj në tokë, rezultati. Tani del edhe aleati dhe do debat. Të zgjidhin një herë, ca probleme njëri me tjetrin. Unë kam respekt për kundërshtarin. Por zotit Meta dua ti them një gjë. Nuk mundet që një ditë flet si qeveri, një ditë si opozitë. E keni konstatuar këtë? Ndaj i kanë ca probleme të brendshme adaptimi, por gradualisht do adaptohen.
Jashtë listës së PD-së ose në vende jo të sigurt janë lënë katër kryetarë komisionesh dhe 11 anëtarë të Komisionit të Ligjeve. Nga ana tjetër keni përfshirë tre ish deputetë të PS-së në listën e PD-së. Një listë e tillë politike mendoni se do të ketë kosto në elektoratin e djathtë shqiptar?
Së pari, edhe qytetarëve shqiptarë, edhe bashkëpunëtorëve të mi që kanë mbetur jashtë listës dua ti garantoj se në mënyrë absolute nuk kanë mbetur se unë mendoj se ata kanë qenë bashkëpunëtorë të mi luajalë. Absolutisht luajaliteti është një nga virtytet. Në qoftë se pranon të punosh me mua, duhet të kesh parasysh se duhet të jesh luajal dhe ata kanë qenë luajalë, kanë qenë e janë të aftë. Çfarëdo analize që mund të bëjnë, çdo lloj kritike e mendimi që mund tu krijohet në kokë, unë jua justifikoj plotësisht, por ky është qëndrimi im ndaj secilit prej tyre. Formulimi i listës aq sa duket i thjeshtë, aq është i komplikuar, për shkak të përpjekjeve për përfaqësim dhe kësaj radhe kisha jo vetëm tre deputetë socialistë, por edhe 5 aleatë të mi. Unë nuk i lëviz marrëveshjes. Të gjithë pasojat e marrëveshjes i mbaj vetë dhe jo ata që negociojnë se ata kanë negociuar me mandatim. Këta zotërinj socialistë në një situatë të paprecedentë për vendin, se zoti Meta me të cilin kisha një marrëveshje për të qeverisur gjatë gjithë mandatit, dy muaj më parë e ndërpreu marrëveshjen. Unë kam po atë qëndrim që kam shprehur, por marrëveshjen ai e ndërpreu. A është kjo një gjë e rëndë? Nuk është dhe aq e rëndë, sepse mund ta ndërpriste më përpara, mund ta ndërpriste më pas, mund edhe të mos e ndërpriste, por këto janë vendime politike. Marrëveshja u ndërpre me një skenar, të rrëzojmë Sali Berishën në mënyrë që të shkojmë në një qeveri teknike. Injorancë e gjallë kushtetuese. Kushtetua e Shqipërisë nuk parashikon qeveri teknike. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon vetëm qeveri maxhorancën dhe politike. Kushtetuta italiane ka shkruar neni i qeverisë teknike. Këta zotërinj menduan se tani ju erdhi koha që të realizojnë një ëndërr të Edi Ramës që nuk e realizoi dot në 4 vjet. Normal sepse opozita këto ka. Pra, këta zotërinj socialistë menduan që të mos ta çojnë vendin në një fazë pasigurie sepse dalja në opozitë do i përgjysmoja në elektorat. Ju e dini vetë se si kam qenë në opozitë , se sa më donin mua njerëzit. Unë jam i vërtetë në opozitë dhe nuk bëjë makinacione, nuk e vendos Koçon në mes. Pra ka një bazë morale të fortë. Një interes më madhor prevaloi mbi interesin e PD. Interesi më madhor ishte interesi që Shqipëria të zhvillonte në zgjedhjet më normale, të mos futej në një krizë qeveritare, të mos futej në një situatë kur qeveria rri me 70 deputetë. Unë nuk jam ai që rri me 70 deputetë. Kushtetua e lejon, por unë do të shkoja në zgjedhje për 45 ditë. Kisha të gjitha të drejtat dhe mundësitë. Dhe për të mos e bërë këtë për interes të qytetarëve, për interes të vëzhguesve, sepse në rast se shkohej në zgjedhje për 45 ditë, zgjedhjet nuk vëzhgoheshin. Zgjedhjet e parakohshme vëzhgohen vetëm në grupe të vogla sepse parashikimi është bërë vetëm për 23 qershor. Prandaj dhe unë për atë qëndrim që ata mbajtën, pas asnjë lloj hezitimi i vendosa në lista. Zotërinj, rëndësi kapitale ka vlera për të cilën bashkohesh me një njeri. Ne u bashkuam me ta në një moment kritik për të kontribuar në procesin themelor zgjedhor. Dhe unë u jam shumë mirënjohës. Përsa i përket aleatëve të mi, unë nuk i mashtroj ata sepse nuk jam këtu për ti mashtruar ata. Unë i kam për bashkëpunëtorë. Unë smund të bëj atë që bëri ai, që i mori një nga një, si një burrë i vjetër, i cili kishte marrë në kohë të lashta 7 gra dhe u thoshte se ajo që mban unazën është e dashura ime. Dhe unazën ia dhuronte 1 herë në 7 ditë secilës prej tyre. Dhe ai kështu e bëri i mori me radhë dhe i përcolli më pas ashtu siç i mori. Por unë i kësaj natyre nuk
Zoti kryeministër, komenti juaj për fushatën elektorale që po zhvillon rivali juaj Edi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›