E Diel, 1 Nëntor 2026

Pëllumbi: Nëse nuk ndodh një rotacion, nuk ka demokraci

Profesori i së majtës mbështet kandidatin e PS-së në Peqin, Alfred Peza

servet pellumbiProfesori i së majtës, Servet Pëllumbi theksoi rëndësinë e një rrotacioni politik në zgjedhjet e 23 qershorit. I pranishëm në Peqin ku deklaroi mbështetjen e tij për kandidatin e PS-së, Alferd Peza, Pëllumbi u shpreh se pa rotacion nuk ka demokraci.
Deklarata
Nëse nuk ndodh një rotacion, nuk ka demokraci. Pra, rotacioni është përgjegjësia e popullit një herë në katër vjet për pushtetin e vet. Prandaj, në këtë kuptim, demokraci pa rotacion nuk ka, tha Pëllumbi. Duke folur për zgjedhjet, Servet Pëllumbi theksoi se një tjetër faktor përcaktues është përzgjedhja e kandidatëve dhe ballafaqimi i tyre. Faktor tjetër favorizues janë kandidatët që janë përzgjedhur. Sigurisht që mund të ketë edhe vërejtje, edhe qejfmbetje, ndonjë anëtar i Kryesisë së PS, madje mori kurajën që të kandidojë si i pavarur. Përmes dialogut dhe ballafaqimit duhet të përzgjidhen kandidatët që premtojnë fitoren në këto zgjedhje dhe mbi të gjitha të përzgjidhen për atë rol që do të kenë në qeverisjen e vendit, jo thjesht për një karrige, u shpreh Pëllumbi. Duke u ndalur tek Partia Socialiste, Servet Pëllumbi vlerësoi koalicionin e ndërtuar prej 37 partive, duke theksuar se ky koalicion i ndërtuar është një garanci më shumë për fitoren e së majtës në zgjedhjet e 23 qershorit.
Alfred Peza
Në fjalën e tij, kandidati Peza ju drejtua banorëve të Peqinit duke premtuar se ai do të jetë shërbëtori i tyre ndërsa theksoi se është e nevojshme që në 23 qershor të ndodhi një ndryshim i madh për vendin. 23 qershori nuk është një betejë për mandatin e Alfred Pezës apo kolltukun e Edi Ramës. 23 qershori dita kur ndahet historia e Shqipërisë nga e shkuara dhe e ardhmja. Është dita ku Peqini më në fund do të çlirohet më në fund nga diktatura e çapës së bukës. Të gjithë do të jeni të lirë të më kritikoni, të mos më votoni, të mos më mbështesni, por të mendoni dhe të jetoni të gjithë të lirë. Askush sdo të shikojë se më kë shoqërohet kush. Unë kam ardhur këtu për të qenë shërbëtori juaj. Më votoni se do të jem shërbëtori më i mirë në botë, u shpreh Alfred Peza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›