Berisha: Mocion? Une edhe 35 vjet ne pushtet
Kryeministri Berisha deklaroi dje gjatë emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” të gazetarit Ilir Babaramo në “News 24” se nuk i merrte për bazë akuzat e ish-ministrit Dritan Prifti për kontrabandën e naftës. “A ka nxjerrë një dokument ky ministër? Deklaratat pa dokument nuk mund të merren shumë për bazë”, deklaroi Berisha.
A është letra që ju keni dërguar partive parlamentare për reformën zgjedhore një formalitet?
Absolutisht ftesa ime është e sinqertë, jo formale, është thelbësore dhe ka të bëjë me një vendosmëri për t’u shkëputur nga praktikat e konfrontimeve të pafundme. Por, kjo ftesë është unike në 18 vjet pluralizëm dhe unike në të gjithë Europën. Kjo ftesë ka dy anë të medaljes. Ana e para e medaljes është z.Rama, PS-ja. Me një ofertë të paprecedent ndonjëherë i është kërkuar që për të proceduar me reformën zgjedhore të hartojë të gjitha amendamentet për t’iu përgjigjur rekomandimeve që ka bërë OSBE-ODHIR-i. Këto amendamente t’i dërgojë në OSBE ose në Komision të Venecias dhe shumica, pasi të marrë një opinion që respektohen standardet demokrate t’i votojë ato pa asnjë ndryshim. Kurrë ndonjëherë një qeveri nuk i ka bërë një ofertë të tillë opozitës. Nuk di që ta ketë bërë këtë edhe ndonjë qeveri në Europë. Ka dhe anën tjetër të medaljes, në rast se Rama refuzon një ofertë kaq xheneroze atëherë ky është problemi i tij. Nuk mund të refuzosh një ofertë kur tjetri të thotë propozo ti dhe të votoj unë. Pra, në rast se Rama refuzon kjo tryezë në bashkëpunim me OSBE-në do përgatisë të gjitha amendamentet për t’ju përgjigjur rekomandimeve. Asnjë prej tyre nuk mund të votohet pa opozitën. Nuk mund të votohet pa opozitën jo vetëm sepse kërkojnë 3/5 e votave, por për faktin se çdo germë e kuadrit ligjor ekzistues është konsensus i plotë PD-PS. Unë nuk kam asnjë të drejtë morale të ndryshojë kuadrin ekzistues pa pëlqimin e plotë të PS-së. Unë do t’ju tregojë shqiptarëve që janë përgatitur amendamentet më të mira dhe se unë jam i gatshëm, që siç i kam ofruar Ramës kompromisin maksimal jam i gatshëm t’i votoj dhe këto amendamente pasi të kenë marrë mendimin e ekspertëve ndërkombëtarë.
Ndërkohë, shefi i opozitës e ka refuzuar këtë ofertë unë mendoj që retorika është e pavlefshme. Nuk ka njeri në botë që ve në diskutim standardet dhe karakterin e zgjedhjeve përveç z.Rama.
Parlamenti Europian apeloi hetimin e zgjedhjeve?
Absolutisht jo. Është vullneti i qeverisë për të hetuar zgjedhjet. Rama nuk e lexoi si duhet këtë vullnet. Kur ai kërkoi Komision Hetimor për zgjedhjet i pari që mund t’i thoshte ‘JO’ do të isha unë. Nuk i thashë. Pse? Sepse doja vërtet që si fitimtar të mos tregoja revansh por maksimumin e dëshirës për të bashkëpunuar me të. Në mënyrë të përsëritur ai u thoshte bashkë punëtorëve të vet që Berisha siç lëshoi në 2007 do lëshojë dhe tani.
Ftesa për reformën i vë kapakun procesit për transparencën e zgjedhjeve që nisi?
Absolutisht sepse ai e ka në tavolinë propozimin. Z.Rama ka renditur 11 çështje për hetim. Asnjë nuk është hedhur poshtë prej nesh. Nëse ti insiston për rinumërim votash, i pari që është dakord është Sali Berisha, por me një kusht që të vendosë gjykata. Nuk mund të imponosh kurrë që një vendim gjykate ta ndryshosh në rrugë politike dhe z.Rama është i ndërgjegjshëm për këtë. Duhet gjykata kushtetuese t’i adresohet Komisionit të Venecias.
Ju jeni dakord që të hapen kutitë e materialeve zgjedhore?
Unë jam dakord që të zbatohet neni 178 pika 6 e Kodit. U kthyem të dy nga Strasburgu, ai u mbyll në këtë mënyrë. U tha që të hetohem materialet e votimit dhe u tha në unison se nuk mund të ketë rinumërim. Në mënyrë të qëllimshme ai porositi gazetarin që ta pyeste a e pranon nenit 178 pika 6 e Kodit dhe ai tha jo. Në rast se Rama i drejtohet GJK-së unë jam i gatshëm të pres sa të marrë kjo kohë. Kutitë e materialeve zgjedhore nuk mund të hapen sepse ligji përcakton qartë që kutitë hapen të gjitha, materialet shkojnë në arkiv ndërsa fletët digjen. Çfarë e pengon tani z.Rama të ankimojë çështjen në GJK? Ka qenë një moment në ‘Krokodil’ shumë interesant kur njëri aty tha që të shkruajmë që në fillim marrëveshjen që të mos vihet në diskutim rezultati. Ndërsa, unë i thashë që nuk jam dakord sepse unë jam për zbardhjen e së vërtetës. A jeni dakord ju thashë që të zgjedhim gjykatësit ndërkombëtarë për transparencën? Dhe ata që të gjithë në unison i thanë Ramës që nuk mund të ketë rinumërim. Unë them që mund të ketë rinumërim, por duke vendosur gjykata. Rama tha që janë rinumëruar në Florida votat dhe ata i thanë që po ke të drejtë, por vetëm pasi vendosi gjykata. Pra, është gjykata që vendos dhe jo politika. Tani Rama ka axhendën e tij unë kam axhendën time, që janë reformat dhe mbajtja e premtimeve të mëdha.
Keni në axhendë reformën por si do ta bëni atë pa opozitën?
Unë i kam ofruar gjithçka opozitës. Kuadri ekzistues na lejon që të shkojmë në zgjedhje.
Pra, do shkoni në zgjedhje pa realizuar reformën?
Garantoj shqiptarët që do shkojnë në zgjedhje të lira.
Shqiptarët do votojnë por a do kenë mundësi të zgjedhin atë forcë që dëshirojnë, kur opozita ka paralajmëruar që nuk do shkojë në zgjedhje pa reformë?
Zgjedhjet do bëhen në datën e caktuar. Presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin. Unë jam i detyruar t’i përgjigjem. Nëse ai (Rama) nuk vjen në zgjedhje kjo është çështja e tij. Vetëpërjashtimi i tij nuk është në axhendën time. Axhenda ime janë reformat. Më lejo të kujtojë diçka. Një vit ka pasur protesta të të gjitha llojeve. Më thuaj një anëtar të opozitës të gërvishtur ndërkohë që jemi dëshmitarë që edhe në vendet anëtare të NATO-s ka pasur ndërhyrje të policisë. Këtu jo edhe kur ka pasur disa gjeste të papranueshme. Unë garantoj se do të respektojë të gjitha të drejtat e opozitës dhe standardet ndërkombëtare të realizimit të një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
A mendoni se çështja e vizave është një dështim i juaji dhe i gjithë klasës politike kur jemi i fundit vend në Ballkan që mund të lëvizim pa viza?
Ky përbën një nga sukseset më të mëdha, realizimin e një ëndrre shekullore dhe hapin më të madh në historinë e vendit. U bë kaq vonë për disa arsye sepse ne ishim kombi i vetëm ku ra perdja komuniste, sepse në vitet ’97-’05 krimi i organizuar u shndërrua në krimin më të përfolur, më agresiv, vuri në hije organizatat tradicionale më të rrezikshme të Evropës. Për këtë krim u botuan libra të tëra, u organizuan emisione të tëra dhe të gjitha me bazë reale. Në vitin ’05 kanë qenë mbi 1300 vrasës dhe kriminelë që jetonin të lirë, dhe që sot janë të gjithë brenda. Ishin rrjete të tëra që kërcënonin sigurinë. Faktori tjetër ishte se paraardhësit e mi në pushtet nuk prodhuan dot një letërnjoftim elektronik pa le më pasaportë. Pra, ishin këto faktorë që ndikuan. Unë mendoj që ajo që u bë për heqjen e vizave u bë në një kohë rekord. Heqjen e vizave e solli vendosja para ligjit e mbi 200 bandave kriminale, thellimi i luftës kundër korrupsionit, zhvillimi i zgjedhjeve të rregullta, regjistri i gjendjes civile, nënshkrimi i dhjetëra marrëveshjeve me vendet e zonës së Shengenit, kur në vend u instalua një strategji e qartë ndaj emigrantëve të rikthyer. Pa këto reforma heqja e vizave nuk do të ndodhte as këtë vit dhe as në vitin 2020.
Po statusin e vendit kandidat për në BE? A pritet një përgjigje negative?
Nuk mund ta them këtë sepse ky është një proces. Është e vërtetë që nuk ekziston një klimë entuziazmi ndaj Ballkanit Perëndimor, por është po aq e vërtetë që nuk ka një klimë bllokuese. Ka kritere shumë më të rrepta sepse 5 vite më parë për të cilat unë absolutisht nuk jam kundër. Shqipëria është kjo që është. Ne duhet të realizojmë objektivat tona. Por, nëse Rama do të bllokojë procesin e reformave integruese, siç është reforma zgjedhore atëherë janë shqiptarët që do ta gjykojnë atë. Koha është shqiptarëve. A krijon një figurë të mirë që opozita ri në Parlament dhe nuk voton? Sigurisht që jo. Shqipëria kjo është.
Letra që ju ka dërguar z.Fuele ka adresë të gabuar atëherë?
Po kujt t’i flas ai. Si mund t’i drejtohet ai z.Rama kur ai i refuzon kërkesat e BE-së në mënyrën më absurde. Kur kërkesës më insistuese dhe vetëm në interes të shqiptarëve dhe SHBA-së i përgjigjet në mënyrë kategorike. Prandaj,është normale që ata t’i drejtohen vetëm qeverisë sepse pala tjetër është në një rënie të plotë. Si mund të refuzohet Gjykata Administrative? A kishte gjë më me interes për biznesin shqiptar dhe qytetarët sesa kjo gjykatë? 16 mln USD kishte caktuar administrata e Presidentit amerikan Obama dhe Edi Rama i tha jo.
Si e komentoni situatën ekonomike? A po merrni borxhe për të përballuar krizën?
Si pasojë e krizës botërore, ne shkurtuam me 25 % shpenzimet por nga ana tjetër ne realizuam të ardhurat të cilat ishin 99.6%. Jemi e vetmja qeveri në Europë që bëmë rritjen e pagave dhe pensioneve. ‘Forbes’ duke u njohur me treguesit e kësaj ekonomie bëri atë vlerësim që bëri.
A është e vërtetë që i detyroheni 170 mln euro firmave private?
Mos dëgjoni opozitën. Opozita ose 2-3 vetë nga opozita janë zëri i vetëm në planet që flasin për krizën ekonomike shqiptare dhe e quajnë kriminale rritjen e pagave dhe pensioneve. Absolutisht sektori privat do marrë çdo qindarkë për faturat që sjell. Ky vend dhe kjo qeveri nuk ka asnjë lloj qëndrimi tjetër veçse pagesën e çdo qindarke.
I keni të sigurt numrat në Parlament?
E di si më është dukur Edi Rama si ata shkresarët e viteve ’20 që rrëzonin njëri-tjetrin çdo javë. I them Edi Ramës që për sa i përket përpjekjeve të tij që bën me një eksponent kryesor të krimit të organizuar, që e komandon ai Ramën dhe jo Rama atë, unë i them që Sali Berisha ri edhe 35 vjet të tjera në pushtet. Unë kam qeshur gjithë këto kohë me të.
Keni frikë nga një mocion mosbesimi?
Le ta bëjnë. Le ta provojë. Edhe 35 vjet në pushtet do jem. Ju garantoj për këtë. Të shohësh tjetrin (Ramën) në shtëpinë e Tom Doshit ky është mjerimi më i madh. Të shohësh atë në kurriz të Tom Doshit nuk ka gjë më qesharake se kjo.
Z.Sterkaj u largua nga maxhoranca. A keni një koment për këtë lëvizje të tij? A konsultuat me të?
Ajo që dua t’ju them është që z.Sterkaj në një moment të caktuar ka bërë një detyrë. Në një moment të caktuar me votën e tij, ai bëri të mundur zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Tani, në një moment të caktuar mendoi të kalonte në anën tjetër. Le ta bëjë. Unë dua t’i them kundërshtarit tim politik që ka zgjedhur rrugën në mjerane
ME PDU-në keni marrëveshje bashkëqeverisje?
Jemi në bisedime dhe kemi ujdi për shumë marrëveshje që mund të konkretizohen. Z.Idrizi nuk iku nga PS-ja për të kaluar tek PD-ja. Z.Idrizi ka krijuar një parti i bindur se problemet e komunitetit çam mund t’i zgjidhë më mirë përmes një partie.
Ju do ta mbështesni?
Ne kemi qëndrimin tonë shumë të kristaltë, që ka një traktat miqësie me Greqinë që i saktëson gjërat. Nuk ekziston problem politik midis shtetit shqiptar dhe shtetit grek për çështje kufijsh. Kurse siç është njohur çështja e pronave është juridiko-teknike. Ne i konsiderojmë marrëdhëniet me Greqinë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne shqiptarët kemi pasur histori shumë të vështira. Asnjë kombi nuk i janë bërë padrejtësi më të mëdha se ne. Por, po të marrësh këto 20 vite nuk mund të ketë komb tjetër që mund të jetë ndihmuar më shumë se ne. Ndihma na ka ardhur nga ata që në të shkuarën kanë ndërmarrë ndaj nesh vendime shumë të rënda. A është në interes që të mbahet gjuha dhe fjalori i së shkuarës? Absolutisht jo. Unë pata një takim shumë të mirë me z.Papandreu në New York dhe ishim të një mendimi që grupe dhe individë të caktuar nuk mund të cenojnë klimën dhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve. PDU-ja është një parti, e cila që ka përcaktuar gjithçka me standardet dhe normat europiane. Sikundër mendoj që Dule ka gjithçka me standardet dhe normat europiane.
Z.Idrizi do jetë anëtar qeverie?
Ai dhe PDU-ja nuk kanë shprehur asnjë kërkesë të kësaj natyre. Ata kanë disa propozime që unë i gjykoj të dobishme natyrisht.
Deri në zgjedhje nuk do bëni ndryshime në qeveri?
Çelësin e fitores unë e bazoj në aleanca. 17 aleatë pata në zgjedhje. Burokracitë e PD-së kanë bërë që jo gjithë aleatët të marrin atë që meritojnë. Por unë nuk i kam harruar.
Si i komentoni akuzat e bëra nga një ish-ministri juaj?
Më falni por me çështjet e një partie tjetër unë nuk merrem. Ky ishte një ministër i koalicionit. Në të gjithë karrierën time profesionale dhe politike unë kam punuar në ekip. Në ekipin tim unë kam disa anëtarë të një partie tjetër. Qeveria funksion në mënyrën më të kompakte. Një ndryshim që u bë nga udhëheqja e asaj partie i takon asaj partie. Nuk kam asnjë koment tjetër veç atij që kam bërë.
Akuzat kanë kaluar përtej LSI-së dhe janë adresuar ndaj ish- badigardit tuaj, aktualisht zv.drejtorit të Policisë së Shtetit, z.Kuliqi. Si është e vërteta?
Në atë ministri janë një grup oficerësh për të cilët të garantojë që kanë një meritë shumë të madhe. Ata u përballën dhe çmontuan njëra pas tjetrës të gjitha bandat. I bindur të jesh ti që pa punën e këtyre oficerëve të policisë shqiptarët, nuk do mund të lëviznin të lirë në Europën. Jashtë thashethemnajë mediatike ka një Shqipëri krejtësisht tjetër. Për çdo akuzë ka institucione të tjera që merren. Kjo qeveri është e hapur ndaj çdo hetimi. Ka një problem të kahershëm me naftën “virxhin”. Qëndrimi i qeverisë sime është ndalimi i D2 në qarkullim dhe marrja e një sërë masash për mbrojtjen e mjedisit. A ka kaluar “virxhin” në tregti? Po ka pasur.
Kjo tregon që ka pasur kontrabandë?
Më thoni ju një vend në botë që ka 0 kontrabandë. A ka nxjerrë një dokument ky ministër? Deklaratat pa dokument nuk mund të merren shumë për bazë.
Ai ka akuzuar se është zhdukur një person?
Nuk di të ketë një njeri të zhdukur. Policia kriminale nuk përgjon dot asnjë telefon pa firmën e prokurorit apo gjykatësit. Policia kriminale nuk mund të ndalojë 12 orë qytetarit pa marrë miratimin e prokurorit dhe gjykatësit. Ky vend ka mekanizma që i zbaton. Çdo njeri që ka dokumente është i ftuar që t’i paraqesë. Në gjithë këtë mori akuzash dhe kundër akuzash njëra qëndron si monument i zi i korrupsionit dhe ky është 20%.
Kush është ky?
Është lepuri.
Po Bashkia s’ka lidhur asnjë kontratë?
Po lepuri kujt ja çoj? Dhelprës pra ja çoj. Di lepuri të zhgaravisë 35-katshe. Po lepuri nuk di të shkruajë as emrin e tij. Këtu kemi të bëjmë me një plan të zbatuar me 35-katshe. Duhet të nxjerrim lepurin nga strofulla. Sipas logjikës që flet opozita, atëherë Z.Rama për të larë veten e vet thotë që unë e ndryshova destinacionin për shkak se znj.Vokshi për llogari të Ramës më bindi mua? Le ta thotë këtë. Kjo është logjika e tyre mor zotëri dhe që absolutisht nuk është e vërtetë. Ata e sollën tek unë me zero ndërtime projektin. Solli ndryshimin e destinacionit. Ka sjellë 15 ndryshime destinacioni. I kam dëgjuar debatet. Thotë që dua të marr leje. KRRTRSH-ja nuk ka zhvillimin e zonave. Njëherë për njëherë unë nuk e prek çështjen sepse aty po heton prokuroria. I kam bërë thirrje Prokurorisë të hetojë dhe kam besim që hetimi do të jetë një hetim i suksesshëm. Le të presim të vendosë prokuroria.
Sa % ka ky zotëria?
20% ka ai.
A ka biznesmenë afër jush që kanë 80% e mbetur?
Jo afër meje, po ngjitur me mua nuk do ndërtonte kurrë 35-katshe. Nuk përjashtoj që secili prej tyre ka kontratë 20% me Leprin. Po labi u tregua trim. Kjo është e vërteta. Albani u tregua trim se i ranë në qafë në mënyrë të pamerituar dhe ai ja u nxori. 100 milionë euro vetëm një kontratë mos harroni. Bjeri lapsit se janë 6 kate në 3 kulla të këtij që bëjnë 18 kate, plus garazhe etj që bëjnë 100 mln euro. Ndaj them që Tartari u tregua trim.
Pse nuk ju dha “Top Channel”-it e drejta e parablerjes së ish-Ekspozitës?
Si ka mundësi të thuhet që t’i hiqet pronarit e drejta e parablerjes. Ndaj përpjekjeve për t’ia u hequr pronarëve të drejtën e parablerjes unë jam kategorik kundër. Le t’ia u blejnë pronarëve. A e di ti sa herë i ka shkuar Lepuri i Bashkisë krye pronarit? 20 herë. Por, kryepronari i tha jo. Pronari për 18 vite nuk mori një qindarkë nga prona e tij. Tartari në mars paska bërë një kontratë 1 javore. Privatizimi është bërë në korrik dhe qenka bërë për Tartarin ky privatizim? Në një kohë kur ai që e mori rezulton se është një i majtë i thekur. Koincidoi që pronari kishte lepurushin e tij dhe nuk kishte nevojë për këtë lepurin e digave.
A mendoni se ikonës së qeverisë në Bruksel i është cenuar imazhi, kur familjarë të saj janë partnerë biznesi me eksponentë kryesore të “Sacra Corona Unita”?
Nëse ne shqiptarët nuk do gjykojmë mbi bazën e ligjit ne do ta kemi shumë të vështirë të ndërtojmë të ardhmen mbi bazë emocionesh, inatesh apo zilirash. Po të hap historinë e kunetërve unë e them që absolutisht nuk do merrem me ta. Unë mund të japë shumë shembuj. Kam njohur politikanë brilant europianë, që vëllanë ja u kanë ekzekutuar me prerje koke për bashkëpunim me nazistët. Ne do të duhet të ecim mbi bazën e ligjit. Nëse ligji fakton lidhjen më të vogël përveç kunatërisë i bindur të jesh ti që toleranca do jetë zero.
Por kunati i saj brenda natës ka ndryshuar të dhënat në QKR. Jo çdo biznesmen mund ta bëjë këtë kaq shpejt?
Mediat kanë thënë shumë por drejtori i QKR-së deklaron në mënyrë të përsëritur se nuk mund të bëhen ndërhyrje në të dhënat e QKR-së. Të përpiqesh të demonizosh një zonjë, një grua shqiptare, një pedagoge, që ka qenë dhe gazetare dhe vetëm e vetëm që të mund ta traumatizosh kjo është ç’njerëzore.
A ja u ka sjellë dorëheqjen znj.Bregu?
As e ka sjellë dorëheqjen dhe as nuk ka pse të sjellë dorëheqjen. Të përpiqesh të demonizosh një grua je jo njëherë por dy herë primitiv. Akuzat që i bëhen një gruaja dalin jashtë çdo lloj etike.
Por ju për 8 vjet në opozitë s’keni lënë ligjërata dhe akuza pa bërë në adresë të maxhorancës së asaj kohe?
Po kam bërë por me fakte ama. Këta s’kanë një fakt.
Së fundmi, keni marrë një vendim për lejimin e importimit të mbetjeve urbane dhe kjo përkon me shfaqjen në skenën politike të z.Nano, i cili vite më parë e mori këtë vendim dhe ju e kundërshtuat?
Po e kam kundërshtuar dhe tani e mora këtë vendim. Bashkimi Europian ka një listë mbeturinash që quhet lista jeshile. Me ligj nuk e pengon dot se po e pengove do përballesh me sanksione shumë të rrepta. Vendimi është i shkëlqyer. Më vjen keq sepse unë i dua shumë mjedisorët por kur bëjnë anti-globalin ata i bëjnë shërbimin më të keq mjedisit. Pse nuk u thonë shqiptarëve se ç’është vendimi? Çdo artikull që do hyjë do bëhet me vendim të veçantë qeverie. A ka industri ricikluese Shqipëria? Ju them që në Durrës ka një fabrikë që riciklon 80 ton në ditë. Kjo fabrikë mund të riciklojë nga këto letra që do vijnë. Dy vendet më të fuqishme të Evropës, gjermania dhe Anglia marrin gjithë mbetjet radioaktive për t’i ricikluar. Me se punon Elbasani? Me riciklim metalesh punon.
Pra, keni bërë gabim kur e keni kundërshtuar Nanon?
Ai vendim ishte për import për djegie mbeturinash. Për këtë nuk isha dakord unë. Pra, për import mbeturinash për djegie. Për riciklimin jam po unë.
A keni një raport sekret mbi tavolinën tuaj...?
Në mënyrë absolute. Në tavolinën time nuk ekziston kategorikisht asnjë raport i tillë. Ky është mjeran. Unë mund të kem raporte por jo për zyrtarë të caktuar. Ekzistojnë raporte për larje parash, për përdorime të parave të paqarta etj por jo për zyrtarët. Skam asnjë raport për zyrtarët. Është e tëra trillim për të mbuluar ca gjëra.
Keni hequr dorë nga këmbëngulja për të hequr kreun aktual të SHISH-it?
Mandati do të vihet. Nuk bëj unë luftëra personale. Kjo nuk është një çështje personale. Mandati do vihet.
Edhe sikur NATO të thotë jo?
Nuk thotë NATO jo. Të garantojë që nuk thotë jo. Kjo është e prerë. SHBA-të nuk thonë. Nuk do ketë njeri pa mandat. Unë jam për mandate. E kam të prerë këtë qëndrim. Zero konflikt nuk kam me qeverinë amerikane.
Po nëse ata ju thonë JO?
Nuk thonë kurrë ata JO për parime të shëndosha dhe të drejta. Bota demokratike është bota e mandateve.
Keni filluar të përcaktoni kandidatët për pushtetin lokal?
Do kem koalicion me LSI-në dhe të gjerë fare madje. Pasioni im janë koalicionet. Shoh vetëm gjëra të mira nga koalicionet unë. Është parimi im ky.
E keni përcaktuar kandidaturën për Tiranën?
Nuk e kemi përcaktuar por mund t’ju them që situatën e kemi shumë pozitive
Do jetë z.Basha kandidati?
Ajo që mund t’ju them është që fitorja është. Nëse Rama do nxjerrë lepurin dhe do kandidojë kjo është çështja e tij. Unë ju garantoj që fitorja është me ne. Ne do bëjmë çdo gjë për t’ju dhënë qytetarëve të Tiranës fitoren sepse ata janë më të braktisur se kurrë nga qeveria e tyre vendore. Tirana është katandisur në një qytet betoni, ku pluhuri të mbyt, ku nuk gjen troje për shkolla. Është i vetmi kryeqytet pa parking dhe pa transport publik. Çfarë mendon ai që ne nuk do ju jepnim tramvajin qytetarëve të Tiranës? Absolutisht që ja japim, por ai nuk mendon për qytetarët. Ai ka lënë pa transport publik kryeqytetin. Nuk merr ujësjellësin? Po çfarë merr përsipër? Merr bojatisjen.
(d.b/BalkanWeb)