Saba D’Elia: Kriza e rëndë politike vonon integrimin
Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Saba D’Elia në një intervistë ekskluzive të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” e ka ftuar klasën politike shqiptare të bashkëpunojë dhe të mos bëhet pengesë me ndasitë e saj për procesin integrues të vendit drejt Bashkimit Europian. Sipas tij “fakti që Parlamenti nuk funksionon, që këto reforma, të domosdoshme dhe të cilësuara si të atilla edhe nga Bashkimi Evropian, nuk aprovohen, sjell pashmangshmërisht një ngadalësim të procesit”. D’Elia thekson mandej në këtë intervistë se “Parlamenti duhet të punojë dhe Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e opozitës për të realizuar reformat e nevojshme”.
Zoti Ambasador, Parlamenti Europian mbështeti pak javë më parë propozimin e Komisionit Europian dhe të komisioneres slovene Tanja Fajon, për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë. Ndërkohë që në 8 nëntor, pra për pak ditë, pritet që ky vendim të marrë formë të prerë nga Këshilli. Komenti juaj për këtë hap për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Doja të thoja që jam me të vërtetë shumë i kënaqur. Natyrisht mbetemi në pritje të vendimit të Këshillit të Ministrave të Brendshëm të shteteve anëtare në Bashkimin Europian që presim të jetë më 8 nëntor në Bruksel, duke zyrtarizuar kështu vullnetin politik të Bashkimit Europian për të hequr regjimin e vizave deri tani në fuqi për shtetasit shqiptarë. Jemi të kënaqur për këtë vendim sepse natyrisht Italia, siç e dini, e ka mbështetur gjithmonë nevojën e heqjes së regjimit të vizave për miqtë shqiptar që dëshirojnë të zhvendosen për arsye turizmi apo për motive të tjera: në këtë drejtim ka punuar edhe kjo Ambasadë, por nuk janë kursyer personalisht edhe Autoritete të rëndësishme italiane mbi të gjitha Ministri i Jashtëm, Frattini dhe vetë Ministri i Brendshëm italian, Maroni. Kemi qenë gjithmonë të mendimit se në një botë ku nuk ka më kufij është mëse e drejtë që dhe shtetasit shqiptarë të kenë mundësinë të lëvizin në hapësiren shengen dhe në Itali pa kufizime. Kjo është një e drejtë e juaja. Kemi luftuar për këtë dhe jemi të lumtur që kjo e drejtë ju është njohur tashmë.
Zoti Ambasador, sa e ka mbështetur qeveria italiane, vendin tonë në këtë proces?
Italia ka qenë gjithmonë në rrjesht të parë për të mbështetur Shqipërinë në këtë proçes duke nënvizuar në raste të ndryshme përfshirë takime ndërkombëtare, takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian, kontakte me Shtete të tjera të Bashkimit, nevojën e heqjes së vizave. Ne kemi një jetë që i njohim shqiptarët dhe shqiptarët kanë një jetë që e njohin Italinë. Ne kemi një komunitet prej gjysmë milion shqiptarësh në Itali, të cilët janë të integruar shumë mirë në strukturat tona sociale dhe, me punën e tyre, jo vetëm mundësojnë rritjen e mirëqenies së tyre por japin kontributin e tyre të rëndësishëm në rritjen e këtij Vendi. Prandaj jemi shumë të kënaqur për këtë objektiv që do të arrihet të hënën, për të cilin, përsëris, Italia ka shpenzuar maksimumin e energjive te saja: është një mirënjohje për progresin që ka bërë ky Vend, që tashmë është gati për të përballuar me qetësi përgjegjësitë që sjell liberalizimi, dhe ne e konsiderojmë një fitore edhe për Italinë.
Zoti Ambasador, edhe pse Shqipëria shpresonte për një vlerësim pozitiv të Komisionit Europian në marrjen e kërkesës mbi statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, duket se kjo do të jetë e pamundur.
Në gjykimin tuaj sa i ka plotësuar vendi ynë standardet që kërkon një vend kandidat për anëtar të Bashkimit Europian? Cilat janë arsyet sipas jush që për Malin e Zi, opinioni do të jetë pozitiv, ndërsa për Shqipërinë negativ?
Ne presim që 8 nëntori të japë përgjigjen pozitive mbi heqjen e vizave. Ndërsa në datën 9 do të jetë publikimi i opinionit të Komisionit përsa i përket antarësisë së Shqipërisë si shtet kandidat. Për këtë unë s’jam absolutisht në gjendje të them një përgjigje të parakohshme sepse, opinioni, do të publikohet në Bruksel (dhe njëkohësisht edhe këtu në Tiranë) i përket vetëm Komisionit Evropian. Prandaj nuk jam në gjendje të jap opinione precize mbi përmbajtjen opinionit, por natyrisht duhet të nënvizojmë se vlerësimi i Komisionit bazohet në thelb mbi nivelin e afrimit të Shqipërisë ndaj standardeve evropiane. Natyrisht Shqipëria ka bërë shumë përparime por mbetet akoma shumë për t’u bërë, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Vendet e tjera të zonës. Presim me padurim dhe interes opinionin e Komisionit i cili do të ketë gjithsesi karakter konstruktiv, sepse Bashkimi Evropian, si edhe Italia në fund të fundit, në aspektin bilateral, ka si qëllim të ndihmojë Shqipërinë dhe ta mbështesë në përpjekjet e saja reformuese, dhe nuk ka asnjë interes të kritikojë pa qëllim Vendin për problemet ka akoma. Duam t’u themi miqve shqiptarë që duam të punojmë bashkë me ta për të arritur këto objektiva: por, mbi të gjitha duhet të punojnë vetë shqiptarët për të arritur ato standarde dhe ato përqasje ndaj normativës evropiane në mënyrë që opinioni të rezultojë pozitiv dhe që rruga drejtë integrimit evropian i këtij Vendi të ketë një fund pozitiv.
Si i konsideroni zhvillimet aktuale politike në Shqipëri dhe a mendoni se mosbashkëpunimi mes palëve po bëhet pengesë në proceset integruese të vendit?
Sigurisht fakti që në një distancë prej një vit e gjysëm nga zgjedhjet politike të 2009-s akoma ka një krizë të rëndë politike nuk është një element që favorizon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian: ky përbën një fakt. Mosmarrëveshjet mes Qeverisë dhe opozitës nuk mund të kenë një ndikim kaq madh në jetën politike të Vendit, duhet të përqendrohen në kuadrin e një diskutimi normal politik: kjo është thirrja e Italisë, do thoja jo vetëm e Italisë por e të gjithë komunitetit evropian. Kontrastet mund të ekzistojnë, në politikë, por nuk mund të arrijnë nivele të bllokimit të punës së Parlamentit. Parlamenti duhet të punojë aktivisht: kjo është absolutisht e nevojshme për realizimin e atyre reformave të domosdoshme për afrimin e Vendit ndaj Evropës. Fakti që Parlamenti nuk funksionon, që këto reforma, të domosdoshme dhe të cilësuara si të atilla edhe nga Bashkimi Evropian, nuk aprovohen, sjell pashmangshmërisht një ngadalësim të procesit. Ftesa ime jo vetëm për qeverinë por edhe për opozitën është gjithmonë që të mundohen të zgjidhin me një shpirt kompromisi ato që janë divergjencat e tyre por dhe që në përgjithësi të gjejnë mënyrën që këto divergjenca të mos përkthehen në bllokim të Parlamentit. Parlamenti duhet të punojë dhe Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e opozitës për të realizuar reformat e nevojshme.
Cilat janë lëvizjet e qeverisë italiane në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik?
Siç e dini Italia është partneri i parë i Shqipërisë nga pikëpamja e marrëdhënieve sociale dhe ekonomike, por dhe për sa u përket raporteve tregtare. Jemi në vend të parë në tregtinë me Shqipërinë dhe jemi të interesuar ta zgjerojmë dha ta forcojmë akoma më shumë këtë bashkëpunim të mrekullueshëm. Shumë operatorë italianë janë të pranishëm këtu, si dhe shumë operatorë shqiptarë janë tashmë të pranishëm në Itali, dhe shkëmbimi i ndërsjellët është shumë aktiv. Ne si Ambasadë jemi në dispozicion si të sipërmarrësve italianë edhe atyre shqiptarë, dhe mundohemi të krijojmë një hapësirë bashkëpunimi institucional për të përmirësuar akoma më shumë këto marrëdhënie intensive.
Zoti Ambasador, a shihni progres të Shqipërisë nga dita kur ju jeni emëruar në këtë detyrë e derimë tani? Konkretisht në cilët sektorë?
Sigurisht që po. Unë jam këtu prej rreth tre vitesh, që nga shtatori i tre viteve më parë, dhe duhet të them që në këto tre vite Shqipëria ka bërë hapa prej gjigandi. Më është thënë që edhe para ardhjes sime përparimet kanë qenë të mëdha: personat që nuk e shohin Shqipërinë prej 5-6 vitesh kanë vështirësi ta njohin këtë Vend, për shkak të ndryshimeve dhe përmirësimeve të mëdha. Ky progres ka përfshirë gjithë aspektet e jetës sociale të Shqipërisë. Natyrisht ka pasur edhe një përmirësim të madh të kushteve ekonomike të Vendit dhe nivelit të jetesës së njerëzve. Ne jemi shumë të kënaqur që kemi kontribuar në këtë proces zhvillimi, duke qëndruar gjithmonë krah miqve tanë shqiptar dhe duke krijuar marrëdhënie kaq të ngushta. Siç e dini, Italia ka qenë dhe është akoma dhuruesi i parë bilateral për Shqipërinë, dhe jemi me të vërtete shumë të kënaqur që – edhe falë bashkëpunimit tonë – ky Shtet ka bërë hapa kaq të dukshëm në të gjithë sektorët e jetës publike. E kam të vështirë të gjej një fushë në të cilën ky proçes ka qenë më i shpejtë se në të tjerat: në të vërtetë ka qenë një proces i harmonizuar që ka prekur të gjithë sektorët dhe që vazhdon të ecë përpara. Përgëzime!