Bojken Lako: Festivali i RTSH-së s'do ketë prezantim akademik
TIRANE - Bojken Lako e ka tashmë një ide në kokë se si do të jetë Festivali i 49-të i Radiotelevizionit Shqiptar. Teksa flet për të, zbulon se sivjet një pikë e rëndësishme është edhe konkurrimi i 18 këngëve në natën finale, ndërsa thotë se ai po bashkëpunon më së miri me "brezin" e vjetër të stafit të festivalit. Dihet që Bojken Lako ia del mbanë në atë që merr përsipër të bëjë, por është edhe i pakompromentueshëm, nëse nuk lejohet ta bëjë atë që do. I pyetur nëse do ta linte këtë punë për shkak të mosmarrëveshjeve, ai thotë se ato nuk ekzistojnë. Sipas tij, këtë vit do të ketë risi në mënyrën e prezantimit, duke shtuar se ai nuk do të jetë akademik, përkundrazi do të jetë sa më i prekshëm për publikun e spektatorin. Lako sqaron se edhe skenografia do të jetë moderne, por në funksion të festivalit tradicional. Në këtë fazë të punës stafi po kujdeset për detajet, ndërsa pret datën 6 nëntor, kur dhe mbyllet faza e pranimit të këngëve për të filluar përzgjedhjen. Gjatë konferencës për shtyp që u bë disa javë më parë, Edmond Zhulali pati thënë se këtë vit do të rritet pagesa për këngët pjesëmarrëse, nga 100 në 150 mijë lekë të reja, e po ashtu edhe shuma që akordohet për çmimet e shpallura. Gjatë intervistës për Gazetën, Bojken Lako, që për herë të parë këtë vit merr përsipër festivalin e rëndësishëm të fundvitit, flet për punën e bërë dhe synimet që ai ka.
Puna për festivalin e RTSH-së ka filluar. Aktualisht, në ç'fazë të saj jeni?
Puna ka filluar prej dy muajsh. Unë jam një prej pjesëtarëve të stafit që punon për edicionin e sivjetshëm të festivalit, dhe përkrah kam Edmond Zhulalin dhe Alfred Kaçinarin. Deri tani jemi marrë me realizimet teknike që duhet të ketë ky eveniment. Jemi marrë me anën e skenografisë; me anën e formës që do të ketë; si do të jenë prezantuesit; si do të jetë tipi i prezantimit; mënyra e votimit etj. Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, votimi ka një ndryshim sepse ka më tepër konkurrim dhe ka më tepër këngë të cilat do të seleksionohen. Festivali zhvillohet në dhjetor dhe atëherë është faza e fundit e punës sonë. Në festival do të marrin pjesë 28 këngë, e këto do të jenë: 14 natën e parë dhe 14 të dytën. Vlerësimi do të bëhet nga dy juri, njëra qendrore e tjetra do të jetë nga publiku. Në secilën natë do të zgjidhen 9 këngë për në finale, 7 prej tyre nga juria qendrore dhe 7 të tjerat, nga ajo e publikut. Kështu nata finale do të ketë 18 këngë, prej të cilave do të zgjidhet fituesja.
Sa i takon skenografisë dhe prezantimit, a keni një ide tashmë se si do të jenë?
Në këto pika jemi akoma duke punuar dhe ende nuk kemi vendosur për to përfundimisht. Mendoj se këtë vit do të jetë diçka ndryshe. Skenariste këtë vit kemi Iva Tiçon dhe Zefina Hasanin dhe do përpiqemi të jemi më komunikativë dhe më me këmbë në tokë. Kemi një staf, i cili i njeh nga afër artistët dhe forma që do të mundohemi t'i japim është më konkrete dhe më e prekshme, që të jetë më afër publikut e të mos jetë akademike. Mbase është pak herët për të dhënë emrat e prezantuesve. Besoj se do të jetë diçka e pëlqyeshme. Për skenografinë kemi punuar seriozisht me skenografin Bashkim Zahaj, për të nxjerrë një skenë moderne e teknologjike që të jetë në shërbim të festivalit. Ne ende nuk i kemi mbyllur gjërat dhe është herët për të zbuluar detajet, por ne po punojmë me përkushtim dhe do të jetë diçka edhe moderne, edhe tradicionale.
Pjesëmarrja juaj si regjisor në këtë festival tradicional pritet të sjellë ndryshime, risi...
Nga eksperienca që unë kam në festivale muzike, mbase një regjisor i ri ka edhe ide të reja profesionale. Edhe në këtë festival unë do mundohem të bëj diçka të mirë në parametrat profesionale dhe moderne. Fakti që më kanë ftuar për të bashkëpunuar për regjinë, është një shtysë për mua dhe një lloj besimi për punën që unë kam bërë gjatë këtyre viteve. Stafi me të cilin unë po punoj, është mjaft profesionist dhe ka eksperiencë të madhe në të punuarin me këtë festival. Unë jam personi më i ri që merret me të dhe uroj që këtë besim ta justifikoj denjësisht e të jap diçka për këtë aktivitet.
Ku do të duket dora juaj në këtë festival?
Puna televizive është një punë që bëhet në bashkëpunim. Edhe në festivalet e tjera që kam bërë, kam marrë këshilla nga njerëz që kishin kohë të gjatë që merreshin me këtë punë, pra nga profesionistë të vjetër. Kjo, përveç anës grafike dhe dizajnit që përpunohet çdo vit e më shumë. Ku do të duket dora ime? Festivali ka një sërë komponentësh që bëjnë të tërën; skenari, skenografia, muzika, dritat etj, që unë do të mundohem t'i aranxhoj dhe do të jetë publiku që do të vendosë. Ai do të ketë vulën time nga ana regjisoriale, por në bashkëpunim me të tjerët. Me mua do të punojnë edhe njerëz të tjerë, që kanë bërë edhe spektaklet më prestigjioze si nga ana e ndriçimit, edhe nga anët e tjera.
Sa i takon përzgjedhjes, ka filluar?
Datat e fundit të pranimit të këngëve janë datat 5-6 nëntor dhe tani unë nuk mund të jap një mendim mbi këngët që kanë ardhur, do të dëgjohen të gjitha e më pas do të bëhet përzgjedhja. Për këtë, kompetent është Edmond Zhulali.
Ju bashkëpunoni me Edmond Zhulalin, Alfred Kaçinarin dhe Bashkim Zahajn. Si është një bashkëpunim mes brezash?
Nuk është e vështirë, thjesht bashkojmë eksperiencat. Pastaj edhe nëse ata i takojnë një brezi tjetër, shpirtin e kanë të ri. Në punën tonë nuk ka breza e ndryshime, përkundrazi eksperienca më e madhe ka njohuri më të mëdha. Unë kam kënaqësi që marr eksperiencë nga përvoja e tyre.
Ju njiheni si Bojkeni që ia del mbanë të bëjë atë që do, por që edhe ikën kur nuk mund të bëjë atë që do. Në rast mosmarrëveshjesh, do të ikni nga stafi?
Jo. Unë nuk kam asnjë mosmarrëveshje dhe e kemi filluar punën shumë herët në mënyrë që t'i bëjmë gjërat ashtu si duhet. Jam i kënaqur nga puna e deritanishme dhe s'kam përse të mos merrem vesh me pjesën tjetër të stafit.
(GSH/BalkanWeb)