Berisha: Mocion mosbesimi, nëse dyshoni për votat
27/07/2010 Kuvendi shtyn votimin e SHISH-it. PS-ja dyshon shumicën. Berisha kundërpërgjigjet
Ruçi: “De jure” jeni rrëzuar politikisht si qeveri
Kryeministri Berisha është deklaruar i gatshëm të përballet me një mocion mosbesimi të opozitës parlamentare, me qëllim rikonfirmimin e mazhorancës që ai kryeson. Dyshimin për këtë e ka ngritur gjatë seancës së djeshme parlamentare kreu i kuvendove të PS-së Gramoz Ruçi, i cili, nisur nga shtyrja që Kuvendi i bëri votimit të ndryshimeve që mazhoranca kishte hartuar për ligjin e SHISH-it për sesionin e ardhshëm parlamentar, tha se partia në pushtet po kalon krizë politike. “Me ato që pamë nga pikëpamja energjike, tregon se s’keni qenë kaq i sëmurë nga pikëpamja shëndetësore. Por pamë që je i sëmurë politikisht, për arsye se ju bëni sikur s’ka ndodhur gjë. Vijmë pas një seance maratonë, në të cilën jemi përplasur prej 4 orësh për një problem të madh, ku sot vihet në diskutim qeverisja jote, numrat e tu. Sot ‘de jure’ jeni rrëzuar politikisht si qeveri. Kjo është arsyeja që ju kërkoni ta kaloni, si shkatërrues i mirëfilltë që jeni, topin sa tek ata që janë në sallën e Parlamentit, aq edhe tek ata që s’janë në sallën e Parlamentit”, - tha Ruçi. Sipas tij, kreu i qeverisë duhet t’u jepte përgjigje partnerëve ndërkombëtarë dhe publikut shqiptar për krizën politike dhe institucionale që ka përfshirë vendin. “Kemi krizë të demokracisë, zoti Kryeministër, pse s’po e zgjidhni? Kemi krizë institucionale, zoti Kryeministër, pse s’po e zgjidhni? Por përkundrazi, sikur s’ka ndodhur gjë në këta muaj, sikur s’ka ndodhur gjë seancën e kaluar dhe sot vijmë këtu vetëm se s’kemi numra për të mos reklamuar rrëzimin e kabinetit tuaj”, - vijoi ai. Përballë këtyre deklarimeve, Kryeministri e ftoi kundërshtarin e tij politik që të bëjë mocion mosbesimi. “Për sa u përket votave, të ftoj të bësh një mocion, por jeni pa kokrra, mor zotëri, sepse ai që ju ka sjellë këtu ju ka lënë pa kokrra dhe prandaj nuk bëni dot ju mocione. Provojeni dhe bëjeni mocionin, unë ju vij që nesër”, - deklaroi Berisha. Shtyrja e votimit të projektligjit të SHISH-it, ndonëse seancën e fundit nga vetë Kryetarja e Kuvendit u vendos shtyrja vetëm me 24 orë, dje po prej saj u sqarua se seanca e djeshme ishte e fundit e këtij sesioni, por e planifikuar vetëm për buxhetin. “Sot është seanca e fundit me kalendarin e buxhetit. Çdo projektligj i seancës së fundit të 22 korrikut do të mbartet dhe do të jetë në rend dite në sesionin e ardhshëm”, - sqaroi Kryetarja e Kuvendit.
Sali Berisha
ǒështë ky model që keni adaptuar more zotëri. Unë jam kundërshtari juaj, kam nevojë për votat tuaja kundra. Ku i keni ore? Jeni me kokrra apo pa kokrra. Po si more dilni 64 deputetë burra dhe gra të nderuar sikur s’ jeni dhe unë dal gjithnjë me të gjitha votat plus dhe asnjë kundër. Së fundi, po ju njoftoj se znj. Dade është kualifikuar me notën 6.5; Malaj me notën më të ulët 5; 7 znj. Seseri; Agim Leka ia kaluar edhe Fidelit 9.5; Shegushe ke marrë 9.8 sepse ke lexuar fjalën e kryetarit, znj. Xhaxhka 9.3.
Gramoz Ruçi
Ne e kemi për nder që kemi në gjirin tonë ish guvernatorin e Shqipërisë, shumë të suksesshëm. Por është e pafalshme për ju përdorimi i epiteteve ndaj tij. Jemi po kaq të nderuar dhe të respektuar, që kemi një zonjë të nderuar siç është zonja Berberi, me plot tituj e grada shkencore, të mbaruar diploma jo me 5-a dhe me 6-a siç thoni ju. Jemi po kaq të nderuar me zonjën Seseri dhe po kaq të nderuar që ju shpeshherë zini në gojë disa deputetët tanë që qenkan milionerë. Po, e kemi për nder që i kemi ata.
Arben Malaj
E para unë e kam mundësinë që të futem për përmirësim note sepse jam i ri. Por problemi është për kryeministrin e këtij vendi që pasi u fut 2005 për përmirësim note, u kap në 2009-ën duke vjedhur. Unë mund të bëj përmirësim note për një diskutim në parlament, por problemi më i madh është që kryeministri u kap në provimin e maturës politike duke vjedhur. Të gjithë pedagogët e dinë që ata që kërkojnë përmirësim note quhen ambiciozë, ndërsa ata që kapen duke vjedhur quhen hajdutë.