Mbetet në burg vrasësi i gruas dhe vajzës
27/07/2010 Rrëfen gjakftohtë të gjithë ngjarjen: I vrava për vetëmbrojtje, Prokuroria ia hedh poshtë
SHKODER- Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasit 48-vjeçar Pjetër Pjolli, lindur në Dukagjin dhe banues në Samrisht të komunës Dajç të rrethit Shkodër. Shtetasi Pjetër Pjolli akuzohej për vrasjen e dyfishtë brenda familjes së tij, bashkëshortes 40-vjeçare Nina Pjolli dhe të bijës 17-vjeçare Kristina Pjolli, ngjarje kjo e ndodhur ditën e shtunë brenda banesës ku jetonte familja Pjolli. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Marina Rraboshta, i ka kërkuar organit të akuzës të kryesuar nga prokurorja e çështjes Arjola Ymeri, që të ngrinte akuzën dhe të paraqiste provat që dispononte. Organi i akuzës ka kërkuar nga trupi gjykues shpalljen e ligjshme të arrestimit të kryer nga policia, si dhe marrjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Pjetër Pjolli, pasi ishte krejtësisht e provuar se kishte kryer krimin e vrasjes së dyfishtë.
Rrëfimi i vrasësit
Gjatë seancës së djeshme për dhënien e masës së sigurisë, i cili mbrohej nga avokat i caktuar nga shteti, i akuzuari Pjolli ka preferuar të rrëfejë vetë ngjarjen e ndodhur, duke u përpjekur të mbrohej me tezën se bashkëshorten e kishte vrarë për vetëmbrojtje, ndërsa të bijën pa dashje. Fillimisht Pjetër Pjolli ka sqaruar para trupit gjykues se kishte pasur grindje të vazhdueshme me të shoqen, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike që ndodhej familja e tij. Sipas tij, problemet e mëdha ekonomike të familjes ishte detyruar t’ia tregonte dhe vetë Kryeministrit të vendit me anë të një telefonate që i kishte bërë kohë më parë. Më pas, i akuzuari Pjolli ka theksuar se ai vetë nuk kishte pasur pistoletë, por ia kishte marrë të shoqes, e cila i kishte thënë se do e vriste. Në nervozizëm e sipër kishte qëlluar për vdekje të shoqen, ndërkohë që ishte vrarë pa dashje dhe e bija. Duke rrëfyer gjithë ngjarjen, shtetasi Petër Pjolli u shpreh para trupit gjykues se për shkak të grindjeve, kishte më se dy muaj që flinte vetëm në kuzhinë, ndërsa bashkëshortja flinte në dhomën e gjumit me të bijën. Njëkohësisht shtetasi Pjolli ka theksuar se grindjet e shumta kishin pasur vetëm arsye ekonomike, pasi shteti e kishte lënë pas dore familjen e tij, duke mos i dhënë as tokë e as ndihmë ekonomike. Sipas autorit të ngjarjes, dy muajt e fundit situata ishte rënduar shumë pasi bashkëshortja i kishte thënë që të largohej nga shtëpia. Ndërsa për ditën e ngjarjes, autori i krimit të dyfishtë në familje ka theksuar se i kishte kërkuar nga oborri të bijës që t’i mbushte një bidon me ujë. Kësaj kërkese i ishte përgjigjur nga dhoma e shoqja, duke i thënë që ta mbushte vetë. Përveç kësaj përgjigje, autori ka rrëfyer se e shoqja e kishte sharë dhe e kishte gjuajtur nga brenda dhomës në oborr me një reflektor. Pikërisht ky ka qenë momenti i parë i acarimit të tij, që e ka shtyrë të futej brenda dhomës ku ndodhej e shoqja dhe e bija. Sapo kishte hyrë, kishte dalluar se poshtë jastëkut bashkëshortja e tij mbante një pistoletë dhe një palë gërshërë. Sipas autorit Pjolli, ai e kishte pyetur të shoqen se pse mbante pistoletë dhe ajo i ishte përgjigjur se donte ta vriste. Kjo përgjigje e kishte acaruar më tepër të akuzuarin Pjolli, ndaj i kishte marrë pistoletën së shoqes dhe e kishte vrarë. Ndërkohë për vrasjen e së bijës ka theksuar se ka ndodhur pa dashje, madje në fillim nuk e dinte se e kishte vrarë. Më pas shtetasi Pjolli kishte lajmëruar policinë për krimin që kishte kryer. Por rrëfimi i të akuzuarit Pjetër Pjolli është kundërshtuar plotësisht nga Prokuroria, e cila ka theksuar se vrasja është kryer me dashje dhe në mënyrë mizore, aq sa mund të konsiderohet si vrasja më makabër e dhjetëvjeçarit të fundit. Sipas Prokurorisë, nga këqyrja e vendit të vrasjes dhe e dy viktimave rezulton se shtetasja Nina Pjolli, bashkëshorte e autorit është qëlluar fillimisht me plumba pistolete në kokë, ndërsa më pas është goditur po me mjete të forta në kokë, duke krijuar çartje të kafkës. Për sa i përket shtetases Kristina Pjolli, vajzës së autorit, ajo nuk është vrarë me armë zjarri, por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve në kokë me mjete të forta, duke i shkaktuar edhe asaj si të ëmës, çarjen e kafkës. Kjo mënyrë ekzekutimi shpjegon dhe gjakun e shpërndarë nëpër muret e dhomës ku ndodhi ngjarja. Në fund të seancës së djeshme, trupi gjykues vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj autorit të krimit të dyfishtë në familje Pjetër Pjolli.