Berisha Modeli Rama endrra mbi monopolet e ushqimeve
Kryeministri Berisha gjatë paradites së sotme është ndalur në qarkun e Korçës ku inauguroi rrugën Miras – Bilisht, fillimin e punimeve për fuqizimin e nënstacionit të Zemblakut. Gjithashtu po saot krei qeverisë ishte i pranishëm në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike pë Bilishtin.
Në inaugurimin e rrugës Miras-Bilisht, kryeministri Berisha deklaroi se PD është e vendosur të ndërtojë rrugët e vendit.
“Politika jonë është ajo e rritjes së rrogave, ndërsa Rama kërkon të shkatërrojë prodhimin. Nuk mund të ketë ekonomi të qëndrueshme pa prodhim. Me heqjen e TVSH për ushqimet ai do të marrë monopolet, kjo është ëndrra e tyre mbi monopolet e ushqimeve, asnjë vend nuk mund të ketë një ekonomi të qëndrueshme pa prodhim, prodhimi është alfa dhe omega e zhvillimit ekonomik, e mirëqenies, zotëria nuk mendon. Ku ka këtu një pëllëmbë tokë pa punuar, katër herë është rritur sipërfaqja e tokës së punuar këtyre viteve, ju ftoj ju fermerëve të Devollit dhe mbarë Shqipërisë, të mendoni mirë të dy politikat, pastaj të votoni”, vuri në dukje Berisha.
Ndërsa në mitingun përmbyllës në Bilisht, Kryeministri Berisha deklaroi se objektivi i PD është punësimi i qytetarëve.
Sipas tij, në vijim të politikave të qeverisë për zhvillim dhe mirëqenie, mandatin e ardhshëm qeveria ka parashikuar rritjen e rrogave e pensioneve dhe trefishim të grandeve për fermerët.
Për këtë arsye, Kryeministri i bëri thirrje votuesve të këtij qarku dhe të gjithë vendit që të votojnë numrin 44 në 23 qershor. “Politika jonë është rritje rrogash 700 dollarë, pensionet tuaja 150 dollarë, rrogë minimale 350 dollarë, sepse qytetarët duhet të kenë fuqi blerëse dhe ne ua krijojmë këtë mundësi, votoni për të mbrojtur djersën tuaj, të prodhoni gjithnjë më shumë e jo t’u konkurrojë qumështi i lopëve me 3 euro në ditë për kokë lope, ata që hedhin farën e grurit me avion dhe që kanë mijëra ha toka me drithëra. Na votoni ne, alternativën tonë se ne ju mbrojmë”, vlerësoi Berisha.