E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Monti: Mbështetje Shqipërisë për në BE

Kryeministri Berisha ka vlerësuar mbështetjen e Italisë në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në vlerat universale të të drejtave të njeriut dhe tregëtisë së lirë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Italian Mario Monti, Berisha theksoi se Italia ka mbështetur Shqipërinë në shumë projekte të rëndësishme që bënë të mundur që ajo të jetë një shtet tjetër.

“Këtë vit ne kremtojmë këtë vit 100 vjetorin e pavarësisë së vendit dhe ishte kënaqësi e madhe që një mik të shquar që e kam takuar në vitin 1996 në KE e takoj sot kryeministër dhe e ftoj të vizitoj vendin tim. Shqipëria çdo ditë e më shumë bëhet partner i këtij vendi dhe ju garantoj se çdo vit e më tepër do bëhet partner me potencialet e saj. Diskutuam se si të inkurajojmë investimet, diskutuam për projekte të mëdha energjetike, bashkëpunim në të gjitha fushat, me theks mbështetjen e Italisë për integrim në BE që ka qenë gjithnjë shumë e fuqishme” tha Berisha.

Ai ka theksuar më tej se Italia ka ritheksuar mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë në BE dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, kryesisht ato energjetike.

Në fjalën e tj kryeministri italian Monti tha se kishin bërë bilancin e marrëdhënie midis dy vendeve dhe se vlerësonte se ato janë në nivelin maksimal të tyre.

Ai ka theksuar se Italia ka mbështetur liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe ka mbështetur gjithashtu edhe procesin e integrimit evropian.

"Ne mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Une dhe Berisha jemi takuar për herë të parë në Bruksel në 1996 kur unë isha komisar në Bruksel. I kam shprehur vlerësimin për përpjekjet e Shqipërisë për reformat që ia ka kërkuar BE gjatë rrugës së integrimit dhe kam ripohuar nga ana e qeverisë italiane mbështetjen tonë më të fortë në këtë drejtim”- theksoi Monti ndërsa ka vlerësuar edhe përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur reformat e kërkuara për integrimin evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›