E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e Ramës për ndeshjen, reagon MTKRS-ja

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka reaguar pas deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama për ndeshjen Shkumbini-Flamurtari.
 

Në një prononcim për mediat ministri i Kulturës Aldo Bumçi ka theksuar se është e turpshme të shikosh kryetarin e opozitës të përfshihet personalisht në përhapjen e mashtrimeve të ulta.
 

"Siç e kam deklaruar,ditën e shtunë kam qenë në tre aktivitete publike në Tiranë, festimin e ditëlindjes së Agim Krajkës në TKOB, në aktivitetin në nder të regjisorit Italian Bellochio që vizitoi Tiranën dhe në Teatrin Kombëtar për premierën "Henri VI". Ministri nuk është fantazmë që të ketë qenë në Peqin dhe të mos e ketë parë askush!? Nuk jam shprehurpër asgjë tjetër, kështu që nga e gjeti Ciu Ciu deklaratën time për fishekë manovër?! Kjo ngjarje flet shumë për Z. Rama…" ka theksuar Bumçi
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›