E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Moratoriumi mbi skafet mbetet ne fuqi

Ne Shqiperi kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se moratoriumi i cili ndalon qarkullimin ne ujerat detare te vendit te motoskafeve nuk do te hiqet

Komentet e kryeministrit gjate mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike pasuan propozimin e paraqitur ne parlament nga nje grup deputetesh socialiste te cilet kerkonin qe moratoriumi te mos ishte me ne fuqi. Por zoti Berisha tha se ky propozim eshte i papranueshem pasi venia ne levizje e industrise se skafeve theksoi ai do te ishte nje rikthim i fuqishem i flukesve te trafiqeve kriminale drejt Italise.

Nje vendim i tille vazhdoi me tej kryeministri do te ishte i papajtueshem me angazhimin e Shqiperise per tolerance zero ndaj krimit te organizuar. Sipas tij pretendimi se moratoriumi pengon turizmin nuk qendron pasi ne gjithe keto vite saktesoi ai turizmi eshte rritur me 12 here.

Moratoriumi i skafeve u vendos ne vitin 2006 me synimin per te nderprere trafkun e emigranteve klandestine dhe ate te droges. Por ndersa skafet nuk perdoren me per te cuar drejt Italise emigrante nuk kane munguar rastet e trafikut te droges. Vetem pak kohe me pare ne brigjet e Italise u sekuestruan 1.7 tone marijuane e nisur nga Shqiperia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›