E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Shenohet dita nderkombetare e autizmit

Me nje parakalim ne qender te Prishtines Kosova sot shenoi diten boterore te autizmit. Njekohesisht me kete manifestim filloi edhe nje seri veprimtarish ne perpjekje per vetedijesimin e shoqerise ne Kosove rreth kesaj ceshtjeje.

Kryetari i Shoqates Autizmi shoqate kjo e krijuar nga prinderit me femijet e prekur nga autizmi Cen Krasniqi thote se ende nuk ka ndonje te dhene te sakte per numrin e femijeve te prekur ne Kosove meqe shume prinder te femijeve me kete sindrom me dyshen qe te perballen hapur me problemet e tyre.

Mjerisht une i njoh rreth dyzet femije dhe familje me autizem qe do te thote se numri sigurt eshte 30 here me i lart por prinderit hezitojne ta pranojne se pari ndaj vetes pastaj edhe disa nuk kane elemente vleresimi. Pastaj edhe po ta dine hezitojne sepse paramendojne se mos eshte faji i tyre qe femija eshte i tille prandaj ketu ka te beje edhe me mentalitetin e shoqerise. Qellimi yne eshte largimi i ketyre  dogmave dhe per ti afirmuar keta femije dhe prinderit e tyre qe jane familje me nevoja me specifike tha zoti Krasniqi.

Ministri i Shendetesise Ferid Agani tha se veshtiresite financiare te  Kosoves kane bere qe te kufizohen edhe mundesite e perballjes me sfidat e shumta shendetesor.

Por megjithate perkushtimi motivacioni vullneti dhe vizioni yne qe me keto probleme te merremi ne menyre sistematike profesionale ne nje menyre gjitheperfshirese dhe jo me improvizime eshte shume e vendosur dhe mendoj se ky perkushtim dhe kjo deshire nga viti ne vit do te jete me i fuqishem tha ministri Agani.

Sipas udheheqesve te shoqates Autizmi sfide mbetet vetedijesimi per personat e prekur me kete sindrome aftesite e tyre dhe perpjekjet per integrimin e tyre ne sistemin e rregullt edukativ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›