Berisha-Mtintso Dosja e Kosoves nje rast sui genneris

Tirane 12 tetor NOA - Qeveria afrikano-Jugore do ta rishqyrtoje dosjen e Kosoves si nje sui genneris certifikuar tashme edhe nga nje vendim i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
Keshtu i ka pohuar ambasadorja e Afrikes se Jugut Ethel Mtintso kryeministrit Berisha gjate nje takimi duke theksuar se Republika e Kosoves eshte shnderruar tashme ne nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon dhe se njohja se me shpejt e pavaresise se saj nga vendet qe nuk e kane bere ende ate sjell nje kontribut te rendesishem ne konsolidimin e paqes stabilitetit dhe sigurise ne rajon.
Berisha nga ana e tij u shpreh se Shqiperia dhe shqiptaret ruajne ndjenjat me miqesore ndaj Afrikes se Jugut dhe kombit afrikano-jugor dhe i rikonfirmoi vendosmerine e qeverise shqiptare per te hapur se shpejti perfaqesine e vendit tone ne Pretoria si shenje e vendosmerise per te konsoliduar marredheniet e mira mes dy vendeve si dhe te zgjerimit dhe thellimit te bashkepunimit ne te gjitha fushat.
Nga ana e saj ambasadorja Mtintso duke e falenderuar per pritjen e ngrohte dhe miqesore i shprehu kryeministrit Berisha pergezimet dhe urimet me te ngrohta per arritjet e jashtezakonshme te qeverise shqiptare dhe Shqiperise gjate kesaj periudhe si anetaresimi ne NATO dhe vendimi historik per heqjen e vizave si dhe per ecurine shume pozitive drejt integrimit ne BE.
n.e/NOA