Strasburgu kunder ekstradimit te Rrapajt

Nje gje e tille eshte konfirmuar nga avokati Ardian Visha qe mbron te pandehurin Rrapaj.
Avokati tha per Top News se kerkesa e drejtuar ne Strasburg per mosekstradim drejt SHBA-ve mbeshtetet ne nenin 39 te ligjit per te drejtat e njeriut sipas te cilit nuk mund te ekstradohet asnje i pandehur ne nje vend ku eshte ne fuqi ligji i denimit me vdekje.
Kerkesa e Strasburgut eshte nje hap para vendimit qe do te marre kjo gjykate ndersa do shqyrtoje ceshtjen e Almir Rrapajt.
Gjate seancave per Rrapajt avokati Visha ka argumentuar se nje nga veprat penale per te cilat Prokuroria ia atribuon klientit te tij eshte e denueshme me denim kapital por qe prej vitit 1998 ne Kushtetuten e Shqiperise nuk njihet denimi me vdekje dhe per kete arsye vendi yne i refuzon ekstradimet ne te tilla raste.
Ne dosje sipas avokatit nuk ka asnje prove fajesie ndersa prokuroria po sipas mbrojtesit ligjor eshte perpjekur te shese si prove nje deklarim te nje oficeri te SHBA-ve e cila nuk mund te jete prove ne deklarim per sa kohe nuk thuhet burimi se nga ka marre informacionin per kete ngjarje.
Nje tjeter kundershti e paraqitur para gjykates ka qene momenti i arrestimit te Almir Rrapos ish-punonjes ne Ministrine e Jashtme.
Arresti i Rrapos eshte i paligjshem sepse eshte bere ne territor te huaj dhe si rrjedhim ai eshte i pavlefshem nuk kishte asnje nevoje te arrestohej brenda ambasades thuhet ne vendim.