Basha: Me INSTAT, Rama kerkon te fshehe deshtimin Rozeta Rapushi
Kryetari i Bashkise se Tiranes njeheresh edhe i Partise Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi dje ndryshimin e paralajmeruar te INSTAT nga kreu socialist, Edi Rama, si tentative per te manipuluar te verteten dhe fshehur deshtimin e premtimeve piramidale te 23 qershorit. Ne kete kuader, ai garantoi se Partia Demokratike do te qendroje fuqishem ne mbrojtje te cdo institucioni dhe do te demaskoje perpjekjet e mazhorances se re. “Qendrimi i djeshem i kryesocialistit, edhe njehere deshmon nje mendesi te vjeter anti-shtet, anti-institucione. Ky eshte nje propozim, per te zhdukur dhe eliminuar nje ze te fuqishem te se vertetes qe eshte Instituti i Statistikave, ze te cilin opozita e djeshme e ka perdorur sa here i ka leverdisur. Nuk kemi te bejme vetem me qendrim me dy standarde por kemi te bejme me nje projekt te rrezikshem anti -shtet, zhdukja e nje zeri te besueshem sic eshte INSTAT, me qellim per te manipuluar te verteten dhe fshehjen e deshtimeve te pritshme dhe mos mbajtjen e premtimeve piramidale te 23 qershorit”, - reagoi dje Basha. Ai siguroi keshtu, se PD do te qendroje fuqishem ne mbrojtje te cdo institucioni, do te qendroje fuqishem ne mbrojtje te INSTAT-it, si nje institucion i zerit te besueshem dhe i te vertetes dhe ne cdo rast do te qendroje fuqishem ne mbrojtje te se vertetes dhe nxjerrjen e saj para shqiptareve ashtu sic eshte, demaskimin e cdo perpjekjeje per ta manipuluar ate akoma pa u instaluar ne pushtet, si nje perpjekje per te manipuluar vete kontraten e 23 qershorit qe po faktohet dita dites si nje kontrate mashtrimi, karshi qytetareve shqiptare. Si kryetar i PD, Basha theksoi se eshte detyre e tij dhe e cdo drejtuesi dhe anetari te PD-se, te angazhohet maksimalisht, per nje perballje te forte me sfidat qe i presin dhe kthimin e ketyre sfidave ne mundesi per PD dhe cdo qytetar, karshi mazhorances problematike te mashtrimit te 23 qershorit. Nga ana tjeter, ai komentoi edhe deklaratat kritike te bera nga Astrit Patozi nje dite me pare ne lidhje me procesin e zgjedhjes se kreut te ri te PD. “Ne Partine Demokratike, cdokush thote ate qe mendon apo ate qe do te thote. Kjo vlen per anetaret e thjeshte te PD, vlen per drejtues, vlen per kedo. Ne jemi dhe mbetemi parti e njerezve te lire dhe lirise se shprehjes se mendimit ne cdo kohe dhe per cdo ceshtje. Per ceshtjen ne fjale, mbi 41 mije anetare te PD jane shprehur qarte dhe duke degjuar vullnetin e tyre, zerin e tyre, eshte detyra ime por edhe e gjithkujt prej nesh te angazhohemi maksimalisht per nje perballje te forte”, - nenvizoi Basha.