E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule-Wammen: Serbia OK, Shqipëria ende larg statusit kandidat për BE

Stefan Fule

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule në konferencën për shtyp të mbajtur me rastin e vendimit për dhënien e statusit kandidat për Serbinë ka deklaruar se rregullat e lojës që edhe për Shqipërinë të ketë një vendim të tillë nuk kanë ndryshuar.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Danimarkës (vendi i cili ka Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian) Nicolai Halby Uamen theksoi se nuk do të ketë ndonjë vendim të tillë për Shqipërinë në një kohë të afërt.

Mirëpresim të gjitha hapat e ndërmarra për të promovuar reformat, demokraci dhe stabilitet. Shpresojmë që të jemi të aftë që ta vazhdojmë bashkëpunim e mirë me Shqipërinë. Nuk besoj se dikush e shikon këtë që do të ndodh në një mënyrë të shpejtë, por presidenca i mirëpret hapat, – u shpreh Uamen.

Komisioneri për Zgjerimin ritheksoi se sfidat për Shqipërinë mbeten po ato; realizimi i rekomandimeve, marrëdhëniet e mira mazhorancë-opozitës si edhe bashkëpunimi i tyre në parlament. Rregullat e lojës janë të qarta kanë qenë disa rekomandime kyçe. Kjo është një çështje e rëndësishme për Shqipërinë nëse do të bëhet një vend kandidat, tha Fule.

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur sot që t’i propozojnë Këshillit të BE-së dhënien e statusit kandidat Serbisë. Kjo është një ditë e mirë për Serbinë, për Kosovën dhe gjithashtu për Bashkimin Evropian, tha Uamen. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›