E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Muzike ne te gjitha arenat e mundshme

Ndersa ne Shqiperi te gjitha mediat vizive benin te ditur dje se viktima e katert e 21 janarit nderroi jete ne Turqi kreu i ekzekutivit i eshte perkushtuar ne mbledhjen e qeverise spektaklit te sezonit
turistik 2011. Emra si Lady Gaga apo Rihana qe me pare jane perdorur edhe si epitete per te ofenduar kundershtaret politike dje ishin pop-staret qe kreu i Egzekutivit ua kerkoi ministrave ti sillnin ne Shqiperi ne kuader te hapjes se sezonit te turizmit sipas tij. E njejta situate u paraqit edhe disa muaj me pare kur kryeministri kerkonte qe per liberalizimin e vizave te sillte per te
festuar nje nga keto kengetare luksi. Kete here zoti Berisha duket i vendosur madje
ka porositur edhe zhvillimin e sondazheve sipas tij se kush eshte me e preferuara nga
keto te tria per te rinjte shqiptare. Ai iu drejtua ministrit te Turizmit Ferdinand Xhaferri qe te marre masa per aktivitete sa me intensive artistike ne zonat turistike te vendit. Ndodh nje here ne vit qe ka perpjekje per te organizuar aktivitet por mendoj se ne pikun turistik Ministria duhet te
organizoje ne te gjitha arenat e mundshme veprimtari artistike te kultures popullore
muzikes klasike operes etj. por duhet te parashikohet qe ne sezonin turistik te
kontraktohet edhe nje nga superstaret e muzikes boterore. Cilin apo cilen ate do ta
zgjidhni ju por natyrisht duhet te jete ai ose ajo qe te rinjte shqiptare pelqejne me
shume mund te jete Amy Winehouse Lady Gaga Shakira apo ndonje superstar tjeter
kete do ta percaktoni - tha Berisha. Sipas tij duhet te behet nje aktivitet i fuqishem dhe per kete aktivitet mund te perzgjidhet nje qytet qe mund te jete Durresi Vlora apo kudo te percaktohet nga ministri. Per realizimin e ketij koncerti kryeministri kerkoi dhe angazhimin e ministres se Integrimit. Zonja Bregu duhet te krijoni nje juri me te rinjte qe te votojne se ke superstar duan te sjellim. Po ashtu mund te ndihmoje edhe opera direkt ose ne bashkepunim me trupa te tjere. Ajo qe duhet te
spikase ne kete sezon turistik eshte nje angazhim i plote i yni per veprimtari artistike - u shpreh kryeministri.


Kryeministri Bashes Kujdes me vdekjet nga motoret e ujit

Ne mbledhjen e qeverise pervec kengetareve eshte folur dhe per sigurine e plazhisteve. Sipas Berishes ministri i Brendshem Basha se bashku me prefektet do te percaktojne me qartesine me te madhe korridoret ujore ku do te mund perdoren mjetet lundruese. Ai theksoi se eshte e hidhur por dytre vjet rresht ne kemi pasur vdekje nga individe te papergjegjshem me
motoret apo varkat e ujit. Per kryeministrin prefektet dhe Drejtoret e Policise do te mbajne
pergjegjesi direkt ashtu sic edhe e kane mbajtur ne rast se ata nuk vendosin ligjin per kete problem shume madhor sipas kreut te qeverise. Kur vjen puna per sigurine e
njerezve - nuk mund te jete vetem ai qe shkon e pushon ne Montekarlo gje
per te cilen nuk kam kundershtim - por ketu duhet te percaktohen rregulla
te hekurta ndersa pushimet ti bejne ku te duan - iu drejtua ministrit te
brendshem kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›