E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Aleksi i katerti i 21 Janarit

Gjen vdekjen i katerti person qe u qellua nga garda e republikes gjate demonstrates se 21 janarit. Aleks Nika banor i fshatit Gryke-Manati te komunes Kolsh te Lezhes ka nderruar jete dje ne nje spital ne Turqi ku ndodhej per kurim qe prej javes se kaluar.

Te aferm te te ndjerit u shprehen se ai kishte qene ne gjendje shume te rende dhe mjeket nuk kane mundur ti bejne asnje nderhyrje kirurgjikale per te cilen u transportua ne spitalet e Turqise qe nga Spitali Ushtarak i Tiranes. Familjaret e 36-vjecarit i kane hapur dyert ne mbremje per te pritur vizita per mortin nderkohe qe deri me atehere pritej nje konfirmim i qarte per vdekjen e te afermit me shpresen se ai do ta kalonte vdekjen klinike ne te cilen ndodhej prej ditesh.

Ne oret e mbremjes ne shtepi kane qene per vizita edhe deputetet e PS-se Gjovalin Kadeli Gjok Jaku kreu i PS-se Agustin Marku si dhe perfaqesues i opozites se bashkuar Salvator Kacaj.

Te aferm te viktimes bene te ditur se Aleks Nika 36 vjec ka qene nder emigrantet e pare qe u larguan nga Shqiperia ne vitet 90. Ai ishte djale i vetem me kater motra. Kater vjet me pare ishte kthyer dhe kishte hapur ne Lezhe nje rrobaqepesi ku punonin motrat e tij. Nika ishte i martuar dhe kishte dy vajza te vogla. Prinderit e tij ishin ne moshe pensioni. Mesohet se ne Turqi me te ka qene nje kusheri i veti i cili ka ditur gjuhen e ka mundur te komunikoje me mjeket. Nderkohe mbreme eshte nisur per ne Turqi edhe xhaxhai i vet. Familjaret kane pritur ne banese njerezit per ngushellim.

Vdekja e Nikes konsiderohet e rende per familjen e tij edhe per faktin se ai kishte vetem vajza dhe nuk ka kush ti trashegoje mbiemrin. Ne ditet e para ne Spitalin Ushtarak te afermit edhe nga frika se mjeket nuk do ta mjekonin sic duhet nuk kane pranuar se ai ishte demonstrues duke u shprehur se ka qene nje kalimtar i rastit. Ata nuk kane pranuar kontakte me mediat madje edhe ne familje nuk eshte lejuar asnje foto. Pritet qe trupi i Aleks Nikes te mberrije sot.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›