Jemi te lire por pa publik

Regjisori Fatos Berisha flet per realitetin e veshtire te teatrit ne Kosove pak prodhime dhe pagesa te uleta. I dobet bashkepunimi me Shqiperine. Sonte ne Teatrin Kombetar ne Tirane premiere Vdekja dhe Vasha e Ariel Dorfmanit me regji te Berishes
Fatos Berisha
Nje gruaje Paulina Eskobar i del para syve e kaluara ne burgjet e diktatures se Pinocetit. Paulina 15 vjet me vone I prishet qetesia nje nate kur ne shtepi i vjen nje i huaj kerkonte vend te fuste koken. Zeri i te huajit ia sjell te fresketa kujtimet.
shte ky i huaj doktor asokohe njeriu qe e kishte torturuar e perdhunuar. Ka edhe nje gjurme nga e kaluara qe per asnje cast nuk eshte venitur ne kujtimet e gruas kuarteti Vdekja dhe Virgjeresha i Shubertit.
Ky eshte thelbi i historise se vepres Vdekja dhe Virgjeresha Death and the Maiden 1990 e dramaturgut kilian Ariel Dorfman per te cilen regjisori nga Prishtina Fatos Berisha punoi dy muaj dhe e solli premiere ne vitin 2009 prodhim i Teatrit Kombetar te Kosoves ne bashkepunim me Teatrin Urban. Titulli i shfaqjes nga Kosova eshte Vdekja dhe Vasha.
Kemi rastin ta shohim premiere ne Tirane sonte ora 19.00 ne sallen Kadri Roshi te Teatrit Kombetar. Interpretojne aktoret Yllka Gashit Shkumbin Istrefit dhe Luan Jaha te tre te njohur disi nga publiku i Shqiperise me prodhimet ne teater apo ne kinema.
Regjisori Berisha thote se aktorja Yllka Gashi mban peshen kryesore te vepres nje peshe psikologjike qe aktorja arrin ta perballoje fale energjise temperamentit.
Kush e ka pare ne skene Yllken i beson fjalet e Berishes.
Dy aktoret e tjere qe i takojne gjenerates se mesme te aktoreve ne Kosove jane dy mbeshtetes te mire ku perplaset furia e protagonistes Paulina Eskobar.
Ne skene do te kete vetem nje tavoline dy karrige dhe nje kanape. Kostumet jane realizuar nga Yllka Broda.
Fatos Berisha eshte regjisor i shfaqjeve Beselam pse me flijojne nga Rexhep Qosja Audienca nga Vaclav Havel i komedise televizive Familja moderne. Gjate kohes se Luftes ka ndihmuar per funksionimin Teatrit Dodona ne mergim ne Maqedoni. Tani eshte bashkethemelues i Teatrit Urban dhe drejtor artistik i Pri Film Fest.
Ne intervisten per Shekullin regjisori flet hapur per gjendjen reale te teatrit ne Kosove ku aktoret paguhet 120 euro dhe jane te denuar te luajne vetem per publikun e vendit te tyre. Mungojne bashkepunimet parate jane gjithmone te pamjaftueshme.
Megjithese ne sallen e Teatrit Kombetar dje nga dy titullaret Burbuqe Berisha Teatri Kombetar i Kosoves dhe Kristaq Skrami Teatri Kombetar i Shqiperise u fol gjate per bashkepunime shkembime udhetime rrefimit te tyre i pergjigjet nje tjeter realitet.
Ai qe me zor luan vendit eshte teatri yne kombetar ku aktori paguhet pesefishin e rroges se kolegut nga Kosova madje edhe pa i ngjitur fare ne skene.
Intervista
Aktorja Yllka Gashi u shpreh para medias Kjo veper i flet grave te Kosoves qe jetuan luften. Ne te vertete cfare reagimesh shkaktoi vepra ne publikun e Kosoves
Ka qene enderr e imja qe kete drame ta ve ne skene qe kur pashe filmin e Roman Polanskit ne fund te viteve 80. Kosova ishte nen Jugosllavine. Kisha menduar qe do te vije nje kohe qe Kosova te jete e lire dhe kjo veper e Ariel Dorfmanit patjeter qe duhet te shfaqet ne teater. Nje enderr qe e ruajta per gati 20 vjet deri diten e premieres ne Prishtine.
Pas shfaqjes kam pare te perlotur jo vetem femrat por edhe meshkujt ata qe dikur kishin qene luftetare. Vdekja dhe vasha eshte aktuale. Ne akoma ballafaqohemi me pasojat e luftes dhe traumat e saj. Jemi pikerisht ajo shoqeria ne tranzicion per te cilen flet Dorfman. Kemi gra kosovare qe kane perjetuar fatkeqesi si e Paulines. Shohim cdo dite ne mediat tona dhe degjojme historite e tyre perjetimet. Jane te fresketa plaget qe ka shkaktuar dhuna.
Ketu ne Shqiperi kemi pare nje version te kesaj drame me akoret e njohur te skenes Qirjaqi-Xhuvani-Xhepa me regji te Kico Londos. Ju si e keni konceptuar
Nuk e kam pare kete version. Ne kete shfaqje ka nje marredhenie te vecante te publikut me aktoret. Publiku eshte i ulur ne skene bashke me ta rrotull skenes. Shfaqja ka nje numer te limituar te vendeve vetem 100 vete vijne ta shohin ne disa karrige te improvizuara. shte nje drame e forte psikologjike qe kerkon loje te natyrshme te aktoreve. Ata duhet te jene afer publikut. Une kerkoj qe ne nje shfaqje fjala te godase te kete peshe. Nje handikap i shfaqjes ne Tirane eshte mungesa e koncertit live me violine qe e kishim ne shfaqjen e Prishtines. Por do te perdorim elemente multimediale per te dhene efektin e muzikes se Shubertit.
Cila eshte gjendja e Teatrit Kombetar te Kosoves
Kosova eshte nje vend shume i varfer dhe ne tranzicion. Ka hallexhinj shume njerez qe kane veshtiresi dhe vuajne qe te ushtrojne profesionin e tyre. Keta jane mesuesit mjeket policet tane. Ne kete klime edhe teatri nuk ka kushte te mira. Nuk prodhohen shume shfaqje pese gjithsej ne nje vit. Rrjedhimisht ka pak hapesire per pune.
Nga Akademia e Arteve ne Prishtine dalin cdo vit 12-13 aktore te rinj qe jane fuqi e re teatrore qe nuk ka ku te organizohet. Fatkeqesisht teatro te tjere te qyteteve funksionojne fare pak. Teatri i Qytetit te Gjilanit ka filluar tani te formoje teatrin profesionist Teatri i Gjakoves i cili ka nje tradite 30-vjecare per shkak te problemeve financiare nuk prodhon prej dy vitesh asnje shfaqje Teatri i Pejes po ashtu.
Te gjithe perqendrohen ne Prishtine i trokasin deres per te punuar aty mirepo nuk ka hapesire. Kjo krijon frustrim te njerezit. Edhe rrogat e aktoreve e atyre qe perbejne ansamblin permanent jane teper te vogla. Nje aktor merr ne muaj 120 euro.
Njerezit detyrohen te punojne nga dy pune ose ta lene punen dhe te bejne dicka tjeter. Ajo qe na mundon ne eshte qe prodhohet pak dhe rrjedhimisht ka pak vende pune. E njejte eshte situata edhe per filmin. Ne Kosove prodhohet ne vit nje film artistik
A ka ndikim ne publik puna juaj teatri juaj A ka influencuar koha e luftes te keto marredhenie te artit ne Kosove me njerezit
Ju kujtoj se Teatri i Kosoves sikurse gjithe jeta e kosovareve gjate kohes se Luftes ka qene ilegal ose gjysmeilegal. Por ne e kemi mbajtur gjalle teatrin duke punuar duke u shkolluar ilegalisht. Teatri Dodona ka qene nje teater qe eshte perdorur per prova ilegale. Paguanim qira per shfrytezimin e asaj salle. Nuk ishte shteterore sepse teatri shteteror ishte i serbeve. Ne ishim ne nje lagje jashte qendres. Ne e kemi mbajtur gjalle. Kishte edhe shume publik teatri kishte rol dhe force. Ne ate kohe ne e perjetuam kete.
Po tani cfare ndodh
Tani jo. Ka humbur ai entuziazem per shkak se liria iu ka sjelle njerezve mundesi te ndryshme e te shumefishta per zbavitje dhe per konsumim te kultures. Kjo e ka zbritur edhe numrin e shikuesve. Te them te drejten edhe entuziazmi yne i vete komunitetit ka rene. Atehere kemi qene shume me entuziaste per shkak te represionit te madh kemi bere rezistence kulturore kemi menduar qe po bejme dicka per veten dhe per popullin tone. Ai entuziazem gjate luftes se Kosoves na mbajti gjalle.
Ka qene nje kohe interesante. Tani ajo kohe duket si film. Kur fituam lirine kohe kur u futem ne Teatrin Kombetar kishim veshtiresi per ti mbushur sallat me njerez.
Po ne bashkepunime si ky per te cilin u fol sot sa beson
Ne shume flasim kur vijme ketu ose kur Teatrot nga Shqiperia vijne ne Kosove. Te gjithe fjalet i kemi te medha e te bukura. E fillojme me Ne duhet te bashkepunojme... kjo eshte nisme e mire dhe pastaj nuk ndodh asgje. Une kam deshire qe sot te mos jete ashtu. U prezantuam me keto dy shfaqje perpara publikut tiranas. Prezantimi yne i ardhem te mos jete pas nje viti. Takimi yne i ardhshem te jete ne Prishtine kete vit.