Berisha Nacionalizmi yne nuk ka pretendime territoriale

Nga salla e Kuvendit, ku u zhvillua një seancë solemne me rastim e
5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Sali
Berisha deklaroi se nacionalizmi shqiptar është forca udhëheqëse e çdo
qytetari dhe politikani dhe është forca më e madhe për të realizuar
integrimin europian.
"Nacionalizmi ynë nuk ka pretendime territoriale dhe nuk bazohet në fobira", u shpreh Berisha. Kjo deklaratë e Kryeministrit, vjen pas memos që Ambasada Amerikane i dorëzoi Ministrisë së Jashtme shqiptare.
Ndërkohë shefi i Qeverisë kujtoi se sot Kuvendi shqiptar kremton një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kombëtare, duke theksuar se të gjithë përulemi para atyre që ranë për t'u bërë të pavdekshëm për pavarësinë e Kosovës.
"Nderojmë burrin vigan të kombit shqiptar, Ibrahim Rugovën, i cili u bë zëdhënësi i patrembur i interesave shqiptare në Kosovë", tha Berisha.