E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali operacion policie arrestohen 7 shqiptare

Në kuadrin e luftës kundër prostitucionit, karabinierët e Bergamos, në veri të vendit kanë kryer një operacion që ka çuar në pranga shtatë shtetas shqiptarë.

Hetimet, e filluara që në verë të vitit të kaluar kanë zbuluar një rrjet që sillte dhe shfrytëzonte për prostitucion vajza të sjella nga Shqipëria dhe Rumania. Prej kohësh forcat e rendit po punonin për frenimin e fenomenit të prostitucionit, që në zonën përreth Bergamos ka marrë permasa shqetësuese.

Gjate kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë gjetur edhe armë që me sa duket janë përdorur gjatë konflikteve më bandat e tjera të zonës. Gjithashtu gjetja e lëndëve narkotike dhe e sendeve të dyshimta që mendohet se janë vjedhur, bën që akuzës për shfrytëzim të prostitucionit, t’i shtohet edhe ajo për trafik kokaine dhe vjedhje banesash.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›