E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ndërtim të infrastrukturës drejt detit

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar banorëve të Tales dhe Shënkollit, z. Berisha e konsideroi rrugën shumë të rëndësishme në rrjetin infrastrukturor të vendit, që synon ta kthejë kombin drejt detit.  "Kjo është një nga drejtimet më kryesore të qeverisë.

Në këtë mënyrë, ne nxisim edhe njëherë zhvillimin e kombit në brigjet e detit. E gjithë përpjekja jonë është përpjekje për të kthyer kombin për së mbari dhe, për së mbari është kombi që shikon nga deti", u shpreh Kryeministri. Ai u ndal në projektet e tjera shumë të rëndësishme në infrastrukturë që priten të inaugurohen në vijim si rruga Mamurras-Patok, unaza e qytetit të Laçit dhe fillimi i punimeve për stadiumin, inaugurimi i  rrugës së Patokut, inaugurimi i 2 lotëve të rrugës së Arbrit, që zbresin deri në Klos, etj.

"Nga Velipoja deri në Ksamil, brenda vitit 2010 nuk do të ketë rrugë dhe rrugicë që të çon drejt detit, të paasfaltuar", theksoi Kryeministri Berisha. Ai siguroi se qeveria është tërësisht e angazhuar të kompletojë me shpejtësi të gjithë infrastrukturën e ultësirës bregdetare dhe t'u kthehet edhe zonave malore, në mënyrë  që edhe atje të ecet drejt zhvillimit të potencialeve që ato kanë, drejt zhvillimit të turizmit.

Gjithashtu, Kryeministri garantoi se 4 vitet e ardhëm do të jenë vitet e ndërtimit të ujësjellësve dhe të garantimit të ujit të pijshëm 24 orë. Do të jenë gjithashtu vitet e ndërtimit të një sistemi modern ujitjeje, ndër më bashkëkohorët, në mënyrë që fermat shqiptare të jenë konkurruese dhe të qëndrojnë denjësisht krahas fermave më të zhvilluara europiane.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›