E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë, domosdoshmëri për stadin aktual Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë një mbledhje të Këshillit të Ministrave

Kryeministri Berisha veçoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, projektligjin mbi “Disa ndryshime dhe shtesa në ligjin” Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”. Duke folur për këtë projektligj, Kryeministri theksoi se këto ndryshime kanë si qëllim kryesor t’i përgjigjen stadit, në të cilin ka arritur sot arsimi i lartë. “Në rrafshin sasior dhe cilësor, Shqipëria ka një arsim të lartë tjetër, një arsim që numëron rreth tre herë, degë më shumë, se sa numëronte 4 vite më parë, numëron pothuaj tre herë më shumë studentë. Arsimi ka hyrë tërësisht në platformën e Bolonjës, platformë kjo e shndërruar në një platformë universale në kontinentin evropian”, deklaroi ai. Sipas tij, përcaktimet e reja ligjore synojnë kristalizimin e disa elementëve thelbësore të reformës së arsimit të lartë, siç është kristalizimi përfundimtar i sistemit “bachelor”, i cili do të jetë në tre vitet e para, term për të cilin, kryeministri kërkoi që në bashkëpunim me gjuhëtaret të gjendet një përgjegjëse në gjuhën shqipe. Krahas këtij sistemi, vijoi kreu i Qeverisë, do të vendoset sistemi master i dyllojshëm, master i shkencës, master i profesionit. Për sa i përket termit “master”, Berisha u shpreh se ai do të vazhdojë të njihet i tillë edhe në gjuhën shqipe, duke qenë se tashmë ka një përdorim ndërkombëtar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›