E Diel, 1 Nëntor 2026

Rojet bregdetare shpetojne dy turiste angleze

Dy turistë britanikë, babë e bir, të cilët ndodheshin në jahtin 5 milje larg ‘Rrugëve të Bardha” në zonën e Dhërmiut, i kërkuan ndihmë Rojes sonë Bregdetare.
Baba e bir, Julian Laërence Wiley dhe Jordan James Wiley shtetas nga Britania udhëtonin nga Kroacia në drejtim të Korfuzit, por mungesa e karburantit bëri që dallgët të shtynin jahtin 20 metra në ujërat shqiptare.
Turistët dhanë alarmin SOS dhe rojet bregdetare bënë rimorkimin e jahtit në bregdetin shqiptar, për t’u furnizuar me karburant. Me pas turistët vazhduan udhëtimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›