Berisha: Në 8 vjet Rama largoi 35 % të shqiptarëve nga vendi

Kreu i grupit të Rithemelimit, Sali Berisha ka deklaruar se përgjatë 8 viteve të qeverisjes së kryeministrit Rama, Shqipëria ka humbur 35 për qind të popullisë, pasi kanë emigruar.
“Në rast se gjatë Luftës së Parë Botërore, toka shqiptare u shkel nga 7 fuqi të huaja ku u aplikuan gjenocide nga të katër anët, megjithatë popullata shqiptare e humbur është 10 përqind.
Sot ne kemi një statistikë më të saktën që kemi pasur kurrë në histori. Në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri. Kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori”, është shprehur Berisha në konferencën “Shpopullimi ose zhbërja e Shqipërisë: nga “Doktrina e Çubrilloviç” te “qeverisja Rama”.
Sipas Berishës, që nga viti 1870, Shqipëria është në një gjendje të pashembullt ndonjëherë.
/rtsh.al/