E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Në fillim të shtatorit dorëzojmë kërkesën për referendumin e heqjes së imunitetit

Kryeministri Berisha ka dalë vetë në një konferencë për shtyp, pas deklaratave të përditshme të zëdhënëses së PD-së, për heqjen e imunitetit. Berisha ka thënë se, për të mirën e qytetarëve, ka pranuar çdo sugjerim të opozitës, madje edhe diktatin e Ramës, për heqjen e imunitetit. Por, Sipas Berishës, ai u tërhoq në fund.

Politikanët dhe gjykatësit duhet të zhvishen nga imuniteti. Por, opozita nuk pranoi, ndaj vendosëm që ti drejtohemi popullit për referendum. Pranuam çdo sugjerim dhe amendim të opozitës, por ata prapë nuk pranuan të votojnë për heqjen e imunitetit.

Zoti Rama, me konsensus nënkupton diktat, por ne e pranuam diktatin. Pse e pranuam. Për interesin e madh shoqëror dhe kombëtar që paraqet heqja e imunitetit. E bëmë siç deshi Rama. Zoti Paloka mori urdhër që të pranonte çdo sugjerim.

Në mënyrën më qesharake, socialistët u thanë shqiptarëve që ne e heqim imunitetin, por nuk e votojmë në Kuvend. Nuk besoj që të ketë në histori që një forcë politike të mos votojë draftin që e hartoi vetë.

Socialistët rëndom spekulojnë, duke thënë se nuk është imuniteti pengesë për korrupsionin. Sigurisht, edhe vendet që nuk kanë imunitet, kanë një shkallë të voglë korrupsioni, në krahësim me Shqipërinë.

Nuk ka hipokrizi më të madhe se të derdhësh lotë për të papunët, kur ti u thua atyre se pasuritë e mia nuk mund të preken, paçka se ato, nëpërmjet fshehjes së taksave, falimentojnë ndërmarrje të tjera që nuk fshehin taksat. Dhe shkatërrojnë qindra mijëra vende pune.

Ne kemi 10 vjet që kërkojmë heqjen e imunitetit, pasi ky është një interes jetik për shqiptarët, tha Berisha.

Berisha u shpreh se brenda dy javëve të para të shtatorit, deputetët e mazhorancës kërkesën [ër referendum për heqjen e imuniteteve.

“Rama nuk do të pranojë kurrë heqjen e imunitetit dhe kjo gjë u faktua tashmë. Ndaj, besoj se qytetarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike, kërkojnë heqjen e imunitetit. Ndaj dhe unë jam këtu për të thënë se deputetët e mazhorancës do të jenë ata që do të kërkojnë referendum brenda dy jave të para të shtatorit“, u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›