AK: Ti jepet fund këmbimit të femrave shqiptare me bagëtitë e sllavëve
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar në një deklartë për mediat kundër martesave biznes që realizohen midis vajzave shqiptare dhe maqedonasve.
Sipas një studimi të kryer nga strukturat e AK-së në Maqedoni, rezulton se : “Këtë vit të jenë zyrtarizuar 112 kërkesa për martesë midis femrave nga Shqipëria nga qytete si Tirana, Shkodra, Lezha, Dibra, Kavaja, Puka e të tjera dhe meshkujve nga Maqedonia.
Sipas AK-së, ”problematika qëndron jo vetëm në faktin që vajzat janë të moshave të vogla, e burrat nga ana tjetër janë minimalisht mbi 40 vjeç, por sepse sipas të dhënave që Aleanca Kuq e Zi disponon, gjithçka është kthyer në biznes, ku familjaret e vajzave shqiptare i këmbejnë ato me para, por edhe bagëti me shtetasit e Maqedonisë.
“Këto të dhëna janë të tmerrshme, kur i shton faktin se vajzat që martohen ndryshojnë kombësinë nga shqiptare në maqedonase, mësojnë maqedonisht dhe fëmijëve që vijnë nga martesat nuk i mësojnë gjuhën shqipe- u shpreh përfaqësuesja e AK-së, Valbona Myhedini .
Përçmimi dhe skllavërimi i femrës shqiptare e cila këmbehet me bagëti në dyert e familjeve serbo-maqedonase do te marrë fund me largimin e filo-serbit që drejton qeverinë e Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve. Ardhja e një shteti kuqezi pas disa muajsh do çlirojë femrën në veçanti, por dhe gjithë shoqërinë- thuhet në deklaratë.
AK-ja apeloi për dhënien fund të eksodit të martesave me sllavët e cila po çon drejt asimilimit kombin shqiptar, tashmë jo vetëm në territorin e Maqedonisë, por dhe përtej tij.