Berisha: Ne kater vite, asnje presion apo kercenim nga qeveria per median
Kryeministri Sali Berisha, uroi dje te gjithe gazetaret me rastin e 3 Majit, Dites Boterore te Gazetareve. Si dhe premtoi se do te rregulloje ne nje te ardhme te afert, mbrojtjen nga kercenimet serioze per median e lire qe sipas tij jane presioni qe u behet nga grupe te caktuara politike dhe ekonomike. Nepermjet zedheneses se tij, Juela Mecani, kreu i qeverise u percolli gazetareve, urimet e tij me te mira. Nga ana tjeter, kryeministri Berisha garantoi se qeveria shqiptare eshte dhe do te mbetet teresisht e perkushtuar per respektimin e plote te lirive te mendimit dhe te shprehjes si liri themelore per nje komb dhe nje shoqeri. "Keto 4 vite ishin vitet e dimensionit me te larte te lirise se mendimit ne Shqiperi, vite ne te cilat asnje gazetar nuk u ndoq dhe nuk u penalizua per botime apo shkrime dhe nuk u perball me asnje presion te qeverise per politikat e tij editoriale", theksoi kryeministri Berisha ndonese jo pak here ankohet publikisht mbi qendrimin e gazetareve per ceshtje te ndryshme te politikes se dites. Ne keto kushte, kreu i qeverise nuk la pa permendur faktin, se liria e mendimit ne vend po perballet me probleme serioze. Kryeministri Berisha, akuzoi se media po perballet ne menyre te vecante me presionin e interesave te grupeve te caktuara politike dhe ekonomike. Jo pak here kreu i qeverise Berisha, ka akuzuar se media po perdoret rendom nga kundershtari i tij politik, kryesocialisti Edi Rama. E pikerisht ne diten e djeshme, dita Boterore e Gazetareve, kryeministri premtoi se shume shpejt do ti jape pergjigje ligjore ne permasa me te medha ne te ardhmen ketyre shqetesimeve dhe kercenimeve serioze sipas tij per median.