"Une, si Barak Obama"
Ajo nuk ka menduar ndonjehere se te te 60-at mund te behej pjese e politikes shqiptare, por mundesine qe iu dha nga PDK-ja nuk e la t'i shpetonte nga duart. Kerkon te kontribuoje per komunitetin nga e cila ka dale, porse ne radhe te pare qendron si prioritet arsimi. "Nese ditoj si deputete, dua t'i meshoj fort arsimimit te romeve. Vetem atehere ne do te ngrihemi ne nje tjeter nivel", thote Meleqe Rrenja, madje sipas saj, "parlamenti dhe shteti shqiptar duhet ta kete per nder ta kete mes radheve te deputeteve". Aktualisht, Rrenja eshte kryetarja e nje shoqate romesh, ka 5 femije, ndersa gjithe jeten ka dhene mesim. Shkollen pedagogjike ne Vlore e ka mbaruar shkelqyeshem, pa e ditur se do te kishte qene nje nga femrat qe do te thyente tabute dhe mentalitetin mes romeve. E kane fejuar me mbleseri ne moshen 8-vjecare, por fale vullnetit dhe kembenguljes se saj, jo vetem qe nuk u martua me djalin qe nuk e njihte fare, perkundrazi, sot synon te jete pjese e 140 vendeve ne parlamentin shqiptar, si e para deputete rome.
Si e pranuat oferten per te qene pjese e listes zgjedhore parlamentare? Ju kishte shkuar ndonjehere ne mendje kjo iniciative?
Une nuk kam dashur te jem pjese e politikes. Duke pare qe komunitetin rom kishte shume deshire qe te perfaqesoja kete kategori, u binda nga programi i Partise Demokristiane, qe m'u duk i ndryshem nga programet e tjere. E pashe te arsyeshme qe te vendosja qe pse jo, edhe une te jepja kontributin tim, nese romet do te zgjedhin te votojne. Ne si rome, mund dhe duhet te zeme vend ne parlament, sepse ne fund te fundit eshte nje plus per vendin tone qe ne te perfaqesojme vetveten, te ngreme zerin per te drejtat tona etj. Kjo eshte nje mundesi, qe ne te respektohemi si gjithe te tjeret. Shpeshhere, romet jane te diskriminuar ne menyre te heshtur, por pa shkollim ata nuk mund te ngrene zerin e tyre dhe te mbrojne vetveten me ligjet ne fuqi. Ja pse nevojitet dikush qe t'i perfaqesoje dhe te ngreje zerin per shkollimin e tyre. Keto dite mua me vijne vazhdimisht pershendetje nga rome nga Rumania, Hungaria, Italia, Greqia etj., ku na dergohet mesazhe urimi dhe mbeshtetjeje.
Sa rome ka Shqiperia dhe a kane treguar ata vullnet per te votuar?
Dime qe jane 120-150 mije rome ne Shqiperi, por statistika te qarta nuk ka, pasi ne jemi te regjistruar si shqiptare. Ata ne fakt kane ardhur na kane takuar, ende pa zhvilluar takime zonale.
Romet kane sjellje dhe karakteristika individuale, here te mira e here jo. Ju cfare do te perpiqeni te ndryshoni?
Ne nuk kemi "kanun", sic mund te kete pasur Veriu i Shqiperise. Ne jemi njerez shume te bute, qe nxehemi shpejt dhe serish biem shpejte. Nuk jemi dhunues, nuk vrasim, nuk jemi gjakmarres. Perkundrazi, kemi tradita shume te bukura, festa dhe muzike te kendshme, kendojme per jeten tone, nuk kerkojme lufte. Keto jane gjera pozitive te komunitetit rom, qe une i dua shume. I premtoj kete komuniteti qe do punoj shume per ta, pavaresisht se nuk e kam dashuruar ndonjehere politiken. Si pjese e politikes, do jemi me te pergjegjshem per te arritur aty ku duhet, te shkolluar e per te perfaqesuar sa me mire vetveten.
Si ka kaluar jeta juaj, ne c'stade, veshtiresi apo arritje, gjera qe ju bene te ecni deri ketu ku jeni sot?
Qe e vogel, si dhunti nga Zoti, une kisha ca deshira specifike, sic i kam edhe tani. Psh., doja te behesha aviatore, kur shihja lart ne qiell pyesja veten "do jete grua apo burre ai qe po fluturon ne qiell". Ne pergjithesi, cdo njeri ne jete, deshirat i ka shume te medha, ndersa arritjet me te vogla. Me mua ndodhi e kunderta, pata deshira me te vogla dhe realizime me te medha. E them kete sepse kam bere nje lufte te madhe per te thyer mentalitetin, per te arritur deri ketu ku jam sot. Eshte gje e madhe qe ne vitin 1964 te dale mesuese nje vajze qe ka shkuar me nallane dhe me kembe mavi nga i ftohti ne shkolle. Nuk e ekzagjeroj kur them qe vishja fustanin e nenes, e lidhja me spango se e kisha te gjate. Madje, diten qe jam nisur ne shkollen padagogjike ne Vlore, im ate me ka improvizuar nje valixhe prej druri, qe e punoi vete, ndersa si kapese perdori rripin e tij, qe e preu dhe e modifikoi enkas per kete qellim. Dua te them qe fale ambicies sime dhe vetem me perkushtimin tim, kam shkuar pas klases se shtate, gjate veres, cdo dite ne seksionin e arsimit ne qytetin e Fierit, dhe i thoja inspektorit "perse nuk ma nxirrni bursen, apo sepse jam arixheshke dhe nuk e kam kete te drejte"? Ne ditet ne vijim, ata me sugjeruan dy mundesi, shkollen pedagogjike 2-vjecare ne Fier, ose ate 4-vjecare ne Vlore, te cilen une e zgjodha. Vetem me pas ua thashe prinderve, sepse kisha frike se mos ata e refuzonin zgjedhjen time per t'u bere dikush ndryshe ne jete. Dola me rezultate te shkelqyera dhe e edukova me nje vullnet te hekurt, qe me karakterizon edhe sot e kesaj dite.
Familja juaj ishte me e emancipuar per kohen, apo ju thyet disa tabu me veprimet tuaja?
Sigurisht qe kam thyer shume tabu. Pak njerez e dine qe mua me kane fejuar me mbleseri qe ne moshen 8-vjecare, por fatmiresisht kjo lidhje nuk u finalizua me martese. E tille ishte ajo kohe atehere, madje shume raste te ngjashme ka edhe tani.
E keni ndier ndonjehere mbi supet tuaja peshen e paragjykimeve dhe diskriminimit?
Une personalisht nuk e kam ndier asnjehere diskriminimin. Kjo ka ndodhur deri ne klase te 7, kur paragjykohesha nga mentaliteti rom dhe nga familja. Me pas nuk jam ndier asnjehere, as e vetediskriminuar e as e diskriminuar, pasi fjalet jo te drejta nuk i kam vleresuar. Ne saje te punes dhe te vullnetit tim, them se kam bere dicka. Kur kam qene disa vite me pare e vetmja grua ne shoqaten "Amaro Drom", sot po te shkoni ne nje mbledhje, do te shihni me shume gra se burra.
Cfare do ndryshoje per romet, nese ju do te keni shansin te dilnin ne foltoren e parlamentit?
Dua te theksoj para se gjithash se me mazhorancen kane ecur jo vetem komuniteti rom, por te gjithe komunitetet, sepse edhe te tjeret nuk kane qene keta qe jane sot; jane integruar bashke me boten. Keshtu qe edhe romet do ecin pas te tjereve, ecin ata, do te ecin e integrohen edhe romet.
Grate ne parlament jane jo rralle here te vrazhda, si meshkuj, qofte nga sjelljet, apo edhe nga gjuha qe perdorin. Ju personalisht si do te silleni?
Une do te doja te isha nje shembull shume pozitiv, me stilin dhe edukaten time. Kete nuk do ta bej neser, kete e kam bere dje, pardje, sot, neper takime e biseda te ndryshme, zyrtare apo spontane. Njeriu nuk duhet te ngreje zerat, por te ule zerat per te zgjidhur problemet. Nese behem deputete, fillimisht do te lidhesha me kreret e partive, qe t'u komunikoja atyre hallet e komunitetit rom, sic eshte ai i edukimit. Femijet rome, duhet te jene jo ne qender te projekteve te donatoreve, sepse projektet jane te perkohshme, por duhet te jene fokusi i qeverise sone. Nuk ka rendesi vetem pergatitja e parashkolloreve, por sidomos te ndiqen deri ne fund te klases se 9-te, kur ai behet i ndergjegjshem se cfare eshte arsimi dhe te ngrihen te tjere breza te arsimuar. Kur kam shkuar me UNICEF-in ne Maqedoni, kam dale nga nje kopsht duke qare, per shkak te organizmit te shkelqyer. Mendova se e gjitha puna e jetes sime, pergatitja e femijeve, ka shkuar ne kosh, pasi ata femije, per shkak te mungeses se nderhyrjes se shtetit, kane dale rrugeve.
Keni ndonje model te huaj ose vendas, te gruas politikane ose te gruas te suksesshme?
Nuk kam ndonje shembull ne mendje. Ka gra qe vjedhin shuma te medha parash, ose gra qe cirren, qe une nuk do t'i cilesoja fare gra. Femra eshte kenaqesia me e madhe ne bote, qe kenaq natyren, njeriun, vetveten. Ajo duhet te jete e bukur, e bute, me finese, nuk i shkon egersia.
Nese do te shkonit ne parlament, a do ta krahasonit veten me Barak Obamen, qe beri nje revolucion ne SHBA?
(Qesh) E bukur kjo. Nuk kam dhene ende prova, pasi nuk kam shkelur ne parlament, por do te ishte bukur. Ajo qe une mendoj, eshte se kjo parti dhe ky shtet, do te ndihej krenar qe te kishte ne parlament nje person rom, sidomos kjo ne rastin tim qe jam per grua. Nuk flas ne pozicionin personal, sesa per shtetin, kjo eshte ajo qe me pelqen. Kam bere nje lufte te madhe ne jete, ndoshta edhe e meritoj, jam e gatshme te jap kontributin tim.
Bisedoi: Fjoralba Shahaj