Itali, emigranti shqiptar i shpëton atentatit
Emigranti 38 vjecar u qëllua me pistoletë nga një person me të cilin e kishte lënë të takohej. Policia ka nisur hetimet dhe nuk përjashtohet fakti që ngjarja të ketë motiv larje hesapesh.
MONCALIERI- Një emigrant shqiptar ka arritur ti shpëtojë paq një atentati mbrëmë në Moncalieri, komunë e Piemontes, afër Torino në Itali. 38 vjecari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga media italiane ishte ndodhur para hyrjes së një bingoje kur është qëlluar nga dy plumba pistolete. I riu, babai i tre fëmijëve dhe pa dokumente të rregullta në Itali është dërguar menjëherë në spital dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale gjëndja e tij shëndetësore është përmirësuar.
Shqiptari ka marrë plagë në gjoks dhe në krah. Policia ka nisur hetimet ndërsa nuk përjashtohet fakti që 38 vjecari të kishte një takim me personin, ose personat të cilët më pas e kanë qëlluar me pistoletë. Sipas hetimeve paraprake agresorët kanë mbërritur me makinë dhe një nga ata, ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pas ngjarjes autorët janë larguar po me makinë.
(s.g/BalkanWeb)