Berisha: Në mandatin e dytë gazifikojmë gjithë vendin
TIRANË- “Shqipëria është i vetmi vend në Europë pa gaz. Në mandatin e dytë do sigurojmë projektin më madhor të gazifikimit në vend”. Këtë deklaratë bëri sot kreu i ekzekutivit shqiptar Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Kryeministri Berisha duke vlerësuar projektin e TAP me rëndësi theksoi se shumë shpejt qeveria do të ngrejë Komitetin për Gazifikimin e vendit.
“Ne jemi i vetmi vend në Europë pa gaz, shumë shpejt do të ngremë Komitet për gazifikimin e vendit. Gazifikimi i Shqipërisë kusht themelor për zhvillimin e këtij vendi, kusht themelor për të përballuar nevojat energjetike të papërmbajtshme të vendit ndaj, cilido të jetë burimi i gazit, ne do të sigurojmë”,- theksoi Berisha.
Kryeministri premtoi se brenda mandatit të dytë, në Shqipëri do realizohet gazifikimi i gjithë vendit, si një nevojë jetike për nevojat e vendit për energji.
(el.me/BalkanWeb)