E Diel, 1 Nëntor 2026

Prendi qëndron në arrest shtëpie, përjashtohet Sollaku

Tiranë- Ndrea Prendi do të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’. Ky ka qënë vendimi i Gjykatës së Apelit e cila pas shqyrtimit të provave të reja të Prokurorisë ka vendosur për rrëzimin e tyre.

Gjatë seancës së sotme për Ndrea Prendin në Gjykatën e Apelit, mësohet se avokati i Prendit ka kërkuar largimin e Zegjine Sollakut nga trupi gjykues pasi sipas tij bie në kundërshtim me ligjin.

Zeqine Sollaku është bashkëshortja e ish-prokurorit të përgjithshëm, Theodhori Sollakut, ky i fundit ka pasur konflikte edhe mediatike me Prendin.

Pas paraqitjes së provave të reja nga Prokuroria për Ndrea Prendin, Gjykata e Apelit rishqyrtoi masen e sigurisë për ish-kreun e Gradës, i akuzuar për ngjarjet e 21 janarit të vitit të shkuar.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ku u analizuan faktet e reja lidhur me disa mandate të Prokurorisë ku vërtetohet se arma me të cilën është vrarë Myrtaj përpara kryeministrisë ishte tërhequr nga Ndrea Prendit.

Ky i fundit akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, teksa prokuroria ka kërkuar për herë të dytë në Apel masën e sigurisë arrest me burg. Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli më herët e rrëzuan 3 kërkesat e prokurorisë për ta çuar në burg Prendin.

Shkrime të tjera me interes:

  1. “21 janari”, Gjykata: “Arrest shtëpie” për Prendin, Kumen dhe Kasën Tiranë- Gjykata e Tiranës kërkoi ditën e sotme masë “arrest...
  2. ‘Rrëzohet’ sërish Prokuroria, Apeli: Ndrea Prendi nuk do të shkojë në burg Tiranë- Ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi nuk do të shkojë...
  3. Gjykata rrëzon sërish kërkesën e Prokurorisë, Ndrea Prendi nuk do të shkojë në burg Tiranë- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›