PD koncert nje dite pas vendimit per vizat
Koncerti i cili do te mbahet pasditen e se martes ne daten 9 nentor ora 1700 do te kete elemente te rinj krejt ndryshe dhe te pashfaqura ndonjehere ne Shqiperi. Organizatoret ende nuk bejne me dije detaje mbi zhvillimin e organizimin por mesohet se ky koncert do ti dedikohet te rinjve shqiptare. E ne kete synim pritet qe koncerti te shoqerohet nga efekte speciale te botes hi-tech te cilet nuk jane perdorur ndonjehere ne koncerte festive deri me sot ne vendin tone. Ky festim do te vije ne te njejten dite kur pritet te kete edhe nje vendim tjeter te rendesishem ai per statusin kandidat te Shqiperise per ne BE i cili ende nuk dihet se cfare vendimi do te kete per te nga Komisioni Europian. Nga ana
tjeter mesohet se jane kontaktuar kengetare shqiptare dhe te huaj per te marre pjese ne kete event festiv per liberalizimin e vizave.
Duke e konsideruar vendimin si hapin me te rendesishem per shqiptaret ne keto 20 vjet qeveria shqiptare nuk do te kurseje per ta organizuar kete feste. Ne skenen e koncertit i cili do te ideohet krejt ndryshe me nje skenografi te vecante do te shoqerohet me ekrane te shumta dhe me ndricim shumengjyresh. Skena do te jete krejt ndryshe nga sa ka qene me pare e konceptuar per te rinjte dhe boten e tyre te teknologjise. Pjesa e teknologjise se larte kompjuterike e cila do te perdoret ne kete koncert ndricimi dhe muzika do te bejne diferencen e kesaj here. Nuk do te kursehen as fishekzjarret apo cdo lloj tjeter aksesori per nje feste madheshtore si billborde postera flamuj etj. Nga ana tjeter organizatoret po kontaktojne kengetare te huaj qe skane ardhur te performojne ndonjehere ne vendin tone. Ende nuk eshte percaktuar vendi i mbajtjes se koncertit por per shkak te punimeve ne sheshin Skenderbej mendohet se koncerti te zhvillohet ne sheshin Nene Tereza. Me tej ne te nuk do te mungoje as fjalimi i rastit i Kryeministrit Berisha i rrethuar nga shume te rinj. Nga ana tjeter ai do te kete lidhje direkte me shume qytete te vendit Brukselit apo edhe me vende te tjera. Organizatoret e kane konceptuar kete koncert si bashkim te shqiptareve.
Ky koncert i Partise Demokratike vjen pas nje sere koncertesh te tjera festive te mbajtura muaj me pare. Ne daten 1 maj u mbajt koncerti i fundit nderkohe qe para tij ishte koncerti festiv i dates 8 dhjetor e vendosur si Dita Kombetare e Rinise. Prej vitesh tashme kreu i qeverise ka kerkuar te kete nje imazh ndryshe ne takimet me qytetaret apo ne koncertet festive. Ne zgjedhjet e fundit takimet u ideuan si festa me kengetare te shumte si dhe me kenge te personalizuara si Shqiperia po ndryshon apo edhe kenga e njohur e grupit Modern Talkin We can win the race. Tashme ka nisur edhe lajmerimi per kete koncert qe do te nise pasditen e dates 9 nentor. Deputetet e PD-se u bejne thirrje shqiptareve vecanerisht ne rrjetet sociale ne internet te marrin pjese e te festojne me rastin e liberalizimit te vizave. Ejani te festojme te gjithe endrren shumevjecare te te gjithe shqiptareve - liberalizimin e vizave te marten ne daten 9 nentor 2010 ne sheshin Nene Tereza Tirane thuhet ne nje nga njoftimet e deputeteve te PD-se ne internet.
ERALD KAPRI