E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Necas Te shpetojme CEZ-in

Vizita në Tiranë e kryeministrit çek Peter Necas ishte një rast që dy shefat e qeverive të vlerësonin, si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kjo marrëdhenie duket se nuk është cënuar nga problemet që kompania publike çeke CEZ, e cila privatizoi Sistemin e Shpërndarjes së Energjisë në Shqipëri ka patur gjate muajve te fundit me palën shqiptare.

Ne takimin mes dy kryeministrave kjo ka qene nje nga temat e bisedimeve. Te pyetur nga Top Channel, të dy kryeministrat pranuan problemet me CEZ-in, por si kryeministri cek dhe kryeministri shqiptar, ishin optimiste per zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që kanë të Une e garantova kryeministrin se ne jemi te interesuar plotesisht per suksesin e CEZ-it dhe ramë dakord të bashkëpunojme për te arritur nje histori suksesi

Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise bëjnë kryesisht me borxhet që shteti shqiptar i ka CEZ-it dhe vete CEZ-i ka KESH-it.

"Dua te theksoj vullnetin tone qe investimi i CEZ-it te jete nje investim i suksesshem. Kryeministri Berisha më siguroi se edhe pala shqiptare ka interes qe ky proces te jete i suksesshem. Ne kemi marre parasysh qe ne kete proces ka patur shume mosmarreveshje, por shpresojme dhe besojme se keto mosmarreveshje do te zgjidhen. Besoj se zgjidhja e kesaj situate dhe e ketij problemi me CEZ-in ketu, do te jete dhe nje sinjal i mire edhe per kompani te tjera europiane, te cilat duan te shohin ketu suksesin e investimeve te huaja. CEZ eshte nje nga 5 kompanite me te medha energjitike te Europes, prandaj duhet qe ky model te jete nje model i suksesshem. Zoti Berisha me siguroi qe pala shqiptare do te beje çmos qe ky problem do te zgjidhet dhe u angazhuam se do ta zgjidhim ate", tha Necas.

"Problematika lidhur me CEZ, marredheniet komplekse me faktore te tjere ne Shqiperi, jane trajtuar nga te dyja palet gjeresisht gjate kesaj periudhe dhe besoj se po shkohet drejt zgjidhjes se problemeve dhe dhenies se pergjigjes me te mre per problemet e krijuara. Une e garantova kryeministrin se ne jemi te interesuar plotesisht per suksesin e CEZ-it dhe ramë dakord të bashkëpunojme, për te arritur nje histori suksesi ne interesin me te mire te konsumatoreve shqiptare, ne interesin me te mire te korporates CEZ ne Shqiperi", tha Berisha.

Shqiperia ka te lidhur me Çekine edhe momentin e dorezimit te kerkeses per marrjen e statusit te vendit kandidat ne prill te 2009-es. Por, megjithese kane kaluar 3 vjet nga aplikimi, kryeministri çek ishte optimist per shanset qe Shqiperia ka per te marre gjate ketij viti statusin. E rendesishme, sipas kryeministrit te Çekise eshte zhvillimi pozitiv i muajve te fundit, kur mazhoranca dhe opozita po punojne se bashku per permbushjen e 12 rekomandimeve te Bashkimit Europian.

Berisha: Zhvillimet në Parlament, mëse normale 

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se zhvillimet e fundit në Parlamentin shqiptar ishin mëse normale dhe se opozita kreu taktikën e saj politike gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

"Unë i konsideroj zhvillimet në Parlament, si më normalet. Për një post u paraqitën dy kandidatura dhe unë kam vecse respekt për opozitën që paraqiti kandidaturën e vet. Opozita ka të drejtat e taktikave të veta politike dhe kërkoi që të mos viheshin firma në fletët e votimit, sepse kishte frike se mos viheshin shenja. Për të shmangur cdo obsesion ndaj shenjave ju referuam butonit, me votim të fshehtë. Opozita taktikoi dhe mori vendimin e vet, gjë që është krejt normale", tha Berisha.

Shefi i qeverisë e konsideroi atë çfarë ndodhi në parlament, si një furtunë në një gotë uji.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›