Berisha Nese ka nje njeri qe snjeh programet politike ai eshte Rama
Nuk kishte si te mos e shfrytezonte prezantimin e kandidateve demokrate ne Mirdite per te sulmuar kreun e opozites. Kryeministri Berisha tha se Rama pavaresisht se cfare thote nuk e pranon origjinën e tij te vërtetë.
“Shkoi Rama dikur në Rrashbull, bëri një takim me qytetarët, një mirditor u ngrit dhe pyeti çdo bësh ti me ne” Do shkosh atje në mal i tha, se tokën do ta marrin ata që e kanë patur. Mirditori e pa njëherë dhe i tha unë këtu jam në shtëpinë time. Pasi e kuptoi çfarë bëri doli me origjinë nga Mirdita, shkon në Tropojë dhe ju thotë të njëjtat gjëra, një njeri që nuk di se nga është, por nuk do ta dijë se nga është. Ai është nga një fshat shumë i mirë, që unë e kam vizituar, por i duhet të thotë njëherë jam këtej, njëherë jam andej”, u shpreh Kryeministri.
Dhe pas ketyre fjaleve kreu i ekzekutivit i kthen nje përgjigje shefit te opozites edhe per akuzat qe ai i ka bere per programin.
“Në autobusin e tij mavi Rama po deklaron se PD s’ka program, vëllezër e motra nëse ka njeri në Shqipëri që për shkak të padijes nuk di se çfarë është programi politik, ekonomik dhe legjislativ ky është Edi Rama. Pyeteni pak Rexhep Mejdanin, që Rama i dorëzoi 5 mijë faqe program dhe Mejdani i tha shqiptarëve që s’kishte asnjë fjalë program”, vuri në dukje Berisha.
Pasi ka rrjeshtuar faktet e tij per te thene se Rama gjithmone ka vepruar e punuar kunder interesit te qytetareve, Berisha ftoi mirditoret te votojne alternative e Partise Demokratike
“Rruga jonë drejt Europës ishte jo e lehtë, ne këto 236 ditë Rama përdori pushtetin e zgjedhësve, pa pyetur asnjë interes përjashtove Shqipërinë nga statusi për një vit, u mbyll mundësia që këtë vit të marrë statusin, a është ky interesi i qytetarëve të Mirditës? Ky është testamenti i etërve të tu që urrenin Europën dhe donin izolimin e Shqipërisë. Do bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat tuaja, për ta bërë Mirditën me infrastrukturën moderne që meriton, siç kemi ndërtuar deri më sot rrugët më moderne, shkollat më të mira, ujësjellës, kanalizime. Do bëjmë gjithçka që nëntoka e pasur e Mirditës, ujërat dhe pasuritë e tjera të shndërrohen në mirësi, punësim e rroga për ju”, garantoi kreu i ekzekutivit.