E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Meta po luan lojë me Berishën, krushqiu i ngjalave do ta kthejë LSI tek e djathta

Me numrin 66, si kandidat i pavarur në qarkun e Fierit, Dritan Prifti jo vetëm është i sigurtë për marrjen e mandatit të tij, por e vlerëson mandatin e tij dhe Arben Malajt si përcaktues për fitoren apo jo të koalicionit të majtë. I rikthyer në studion e Tonight Ilva Tare, pas një deklarate dhe zotimi në intervistën e fundit se do tërhiqej nga politika nëse nuk kandidohet në listat e PS, Prifti deklaroi se shtysa për të garuar ishte vetë elektorati, ndërsa përjashtoi cdo mundësi bashkëpunimi me PD, sido që të shkojë rezultati pas zgjedhjeve.

U preva në besë nga Rama, kam bërë një luftë të madhe me veten për tu futur ose jo në garë, por njerëzit që më kanë mbështetur për 12 vjet ma bënë të pamundur tërheqjen time nga politika. Nuk futem në beteja që nuk i fitoj. Duke vlerësuar mëbshtetjen që kam në elektorat besoj se mund ta fitoj. Zoti Rama ka një problem me vetëveten, para betejave të mëdha futet në një modus vetëshkatërrimi. Të gjitha këto janë në dëm të Ramës, unë do marr mandatin dhe ky mandat do të mbajë qeverisjen e ardhme do jetë Kryeministër apo jo Rama. Votuesit kanë zhgënjim të jashtëzakonshëm me dy partitë e mëdha, nuk është faji vetëm i PD por dhe PS, kanë nga 8 vjet qeverisje. Hapësira për kandidatët e pavarur dhe partitë e vogla është shumë e madhe. Njerëzit janë të zhgënjyer dhe nga listat, me njerëz që si njohin fare. Në Fier PS në 8 tëshen e parë ka vetëm një myzeqar, ka katër ushtarë nga Tirana. E këshilloj Ramën të shohë kundështar Berissën, jo faktorët brenda së majtës që i garantojnë fitoren. Ai nuk krijon kurrë qeveri i vetëm. Koalicionet janë baraz në sondazhe. Mandatin do tia jap Ramës, me Berishën më ndan 21 janari, ska asnjë lloj shansi bashkëpunimi mes nesh. Janë vrarë njerëz të pafajshëm në mes të Tiranës, ska për të pasur më asnjë bashkëpunim politik.Mandati im do jetë për një qeveri të opozitës së sotme, me një kushtëzim Ilir Metën në qeveri. Unë si bëj gjërat për fushatë dhe jam koherent deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›