E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Newman: Qeveria shqiptare do t’u japë mbështetje të plotë investitorëve australianë



Kryeministri Berisha priti dje në një takim kortezie ambasadorin e Australisë për Shqipërinë, z. Jeremy Roger Neëman, me rezidencë në Athinë, me rastin e emërimit të tij në këtë detyrë. Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen, i shprehu Ambasadorit vullnetin dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të forcuar marrëdhëniet shumë të mira politike që ekzistojnë mes dy vendeve dhe për të rritur bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat. Ambasadori australian, pasi shprehu falënderimet e tij më të mira për pritjen, i transmetoi Kryeministrit Berisha përshëndetjet e përzemërta të Kryeministrit Australian, Kevin Rudd, dhe i shprehu gatishmërinë e qeverisë australiane për të intensifikuar kontaktet në nivelet më të larta politike, si dhe për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat. Ambasadori Neëman theksoi se dy vendet ndajnë pikëpamje të njëjta për zhvillimet rajonale dhe globale dhe njohja e shtetit të Kosovës nga Australia, i shërben stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Kryeministri Berisha falënderoi përzemërsisht ambasadorin dhe qeverinë australiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se me njohjen e saj Ballkani bëhet më i lirë dhe i sigurt se kurrë. Të dy personalitetet u shprehën për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare dypalëshe. Ambasadori Australian vlerësoi ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri kohëve të fundit dhe e njohu Kryeministrin Berisha me interesin e madh të biznesit australian për të investuar në Shqipëri. Kryeministri Berisha e siguroi ambasadorin Neëman, se qeveria shqiptare do t’u japë këtyre investitorëve mbështetje të plotë dhe i prezantoi atij reformat më të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për sa i përket klimës së favorshme për investitorët e huaj në vend, si dhe me reformat e tjera si ato për luftën kundër korrupsionit, eliminimin e konfliktit të interesit, shkurtimin e shpenzimeve administrative abuzive, uljen e taksës së sheshtë në 10 përqind, rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit, si pasojë e luftës kundër evazionit në dogana e tatime, rritjen e të ardhurave me 7 perqind të PBB-së, si dhe me rritjen e konsiderueshme të të ardhurave që parashikohet të kryhet gjatë vitit 2008, e njohu reduktimin e gati 2/3 të licencave dhe lejeve të panevojshme, si dhe me privatizimet e rëndësishme strategjike që po bën qeveria shqiptare. Të gjitha këto reforma, theksoi Kryeministri, kanë krijuar dhe do të përforcojnë më tej klimën e favorshme për biznesin dhe investitorët e huaj.
Të dyja palët diskutuan për progresin që po bën Shqipëria për dy projektet e saj më të mëdha, ato të integrimit në NATO dhe në BE
Berisha takon Zëvendës/Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit të Spanjës, Manuel Rivero Gonzales/Kryeministri Berisha priti dje, në një takim Zëvendës Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit të Spanjës zoti Manuel Rivero Gonzales, i cili shoqërohej nga një grup avokatësh të shtetit të Spanjës. Kryeministri Berisha, duke i uruar mirëseardhjen falënderoi grupin spanjoll për ndihmën dhe përkrahjen e Mbretërisë Spanjolle për forcimin dhe ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së shtetit në proçeset gjyqësore civile brenda dhe jashtë vendit. Më tej u diskutua për ndihmën që Avokatura e Shtetit të Spanjës do t’i japë Ministrisë së drejtësisë shqiptare për ngritjen e gjykatave administrative ku Kryeministri Berisha u shpreh se shpejt do të ngrihen gjykatat administrative në vend. Zëvendës/Avokati i Përgjithshëm i Shtetit të Mbretërisë së Spanjës zoti Manuel Rivero Gonzales falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen si dhe për përkrahjen e tij në këtë proces të kooperimit midis institucionit të Avokatit të Shtetit spanjoll, me një eksperiencë 125 vjeçare në këtë fushë dhe Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë duke pasur për qëllim vendosjen e shtyllave të rëndësishme në mbrojtje të një shteti efikas, të fortë dhe të mbrojtur nga gjyqësori, siç e kanë të gjitha vendet e zhvilluara të BE-së ku Shqipëria aspiron të jetë. Z. Manuel Rivero Gonzales theksoi se gjatë seminareve intensive të cilat janë pjesë e këtij procesi kooperimi, ka patur një shkëmbim frutdhënës dhe reciprok eksperiencash dhe se përvoja e pasur spanjolle në këtë sektor do të jetë një ndihmë e vyer për Shqipërinë. Kryeministri Berisha theksoi se për Avokatin e Shtetit, si një sektor i ri e pa shumë traditë në vend, qeveria shqiptare ka vullnetin e mirë për të adaptuar standardet më të mira, si dhe garantoi për një mbështetje të vendosur në fuqizimin e këtij institucioni. Në këtë takim merrte pjesë dhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, zoti Manuel Montobio dhe Ministri i Drejtësisë, z. Enkelejd Alibeaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›